Nga agimet e Web-it tek Blockchain: shumë dritë dhe disa hije

Në vitin 1972, Vinton Cerf (Zëvendëspresident i Google) dhe Robert Kahn shpikën një teknologji të re që mundësonte – dhe mundëson – transmetimin e të dhënave me një reduktim minimal të gabimeve. Protokollin TCP/IP. Kjo teknologji u përdor për herë të parë midis kërkuesve të ARPAnet (Departamentit amerikan të Mbrojtjes) për shkëmbimin e emailave. Teknologji e mëparshme bazohej mbi “circuit switching” dhe lidhjet midis dy palëve apo makinave duhej të ishin të paracaktuara dhe të mbështetura gjatë një shkëmbimi informacionesh. Për të garantuar një funksionim të tillë, kompanitë e telekomunikacioneve kishin investuar disa miliarda dollarë në ndërtimin e linjave të dedikuara. Cerf dhe Kahn e kanë ndryshuar rrënjësisht këtë paradigm me protokollin e ri TCP/IP, që mundësonte të transferoheshin informacionet duke i dixhitalizuar dhe duke i ndarë në paketa shumë të vogla, ku secila përmbante informacione lidhur me adresën. Këto paketa, sapo lëshoheshin në rrjet, mund të merrnin çfarëdo rruge deri tek destinacioni. Nuk ishte më nevoja që të menaxhoheshin linja private të dedikuara apo për infrastruktura shumë të mëdha. Protokolli TCP/IP ka krijuar Internetin, një rrjet publik i hapur, i ndarë pa kurrfarë autoriteti qendror dhe që nuk ka necojë për mirëmbajtje nga ana e askujt. Shumëkombëshet e telekomunikacioneve e banalizonin protokollin dhe e vërenin me skepticizëm. Por arkitektura ishte rritshme dhe mbi këtë rrjet kalonte dhe kalon gjithçka, mesazhe të shkruara dhe zë, video dhe çdo lloj imazhi, para dhe tani edhe kriptovaluta.

Nga TCP/ IP tek Blockchain
Bitcoin është kriptovalutë dhe një sistem botëror pagesash. Është monedha e parë e decentralizuar, pasi sistemi funksionon pa një bankë qendrore apo një administrator të vetëm. Më 7 janar 2018 kapitalizimi tregut të kriptovalutave ka arritur në shifrën e 800 miliard dollarëve. Askush nga industria tradicionale financiare në 2009 nuk do të priste që Bitcoin do të arrinte në 20000 dollarë dhe se do të ndërtonte një sistem paralel financiar. Por puristët besonin që çke me atë punë, dinin se nuk kishin edhe aq një monedhë, sesa një copë teknologjie për t’u përmirësuar vazhdimisht.
Blockchain, zemra e gjallë e teknologjisë Bitcoin, është një regjistër publik, i decentralizuar, i pandryshueshëm dhe i pamodifikueshëm. Në ndryshim nga blockchain e tjerë, vlerësohet se as një qeveri e madhe si ajo e Shteteve të Bashkuara ka kapacitetin dhe resurset për ta sulmuar. Me pak fjalë, duket se askush nuk mund të ketë 51% të pushtetit mbi një teknologji të tillë. Secili mund ta minojë bitcoin, mund të përfitojë nga teknologjia, mund ta studiojë dhe të bëhet kontrollues dhe i kontrolluar. Është pjesë e rrjetit Bitcoin. Kështu që kalohet nga një sistem vertical – ai i bankave qendrore – në një sistem horizontal.
Disa prej puristëve të bitcoin pohojnë se nuk ekziston paraja elektronike, por ekziston një regjistër i vetëm në të cilin shkruhet se kujt i përket dhe kush e mban në ruajtje. “Menaxhimi i këtij regjistri është pika kyçe. Nëpërmjet transkriptimit të pronësisë mbi regjistrin vendosen tituj ndaj subjekteve dhe e gjitha kjo u mundëson tregjeve komplekse të funksionojnë. Këto nevoja primitive, monedhë dhe transkriptim, kanë përshkruar të gjithë historinë tonë ekonomike, duke u bashkuar nëpërmjet bankave”.
Tani janë të njëjtat banka, që fillimisht e kanë nënvlerësuar fenomenin, që duan të përfitojnë. Në të vërtetë, të gjitha industritë, të çdo lloji, po kërkojnë zgjidhje lidhur me blockchain, jo domosdoshmërisht atë të bitcoin – edhe pse për momentin mbetet më e sigurta dhe më e decentralizuara – për të reduktuar kostot dhe shpejtuar çdo lloj transaksioni. Për shembull, disa kompani farmaceutike shkruajnë në blockchain në mënyrë të kriptuar përbërjen molekulare e dispozitivëve mjekësorë, përshkrimet e ilaçeve, për t’i dhënë fund falsifikimit në treg dhe studimet lidhur me produktet e reja farmaceutike, në mënyrë të tillë që të garantojnë një backup teorikisht të pashkatërrueshëm.
Kurse industria e kursimit mund të bëhet krejtësisht trasparente – dhe e besueshme – duke ia deleguar blockchain regjistrimin e të gjitha operacioneve. Klienti nuk do të kishte rast të dyshonte për menaxhimin e aktiviteteve të veta financiare, pasi të pamundura që të modifikohen. Me blockchain, jo vetëm menaxhuesi nuk mund të marrë komisione jo të deklaruara, por komisionet të tillë do të zbuloheshin çdo herë që do të provohej të bëheshin.
Le të imagjinojmë zinxhirin prodhues agroushqimor të menaxhuar me një instrument si blockchain. Financiarisht, nëpërmjet një smart contract, të vegjëlit do të kishin mundësinë që t’i gjurmonin të gjitha transferimet sit ë parave, ashtu edhe të mallrave. Bizneset e vogla, duke parë pagesën e parë ndaj atij më të madh, do ta kishin nën kontroll të gjithë zinxhirin dhe nuk do të kishin problem për të marrë huara. Një sistem i këtij lloji do të ishte i mundur duke përdorur, për shembull kontratat inteligjente me Ethereum. Bëhet fjalë për një lloj “kontratash elektronike” (do të mund t’i quanim “kontrata algoritmike”), të shkruara në gjuhë informatike dhe të regjistruara në blockchain e Ethereum, ku janë regjistruar plotësimet e secilës prej palëve. Kështu që nuk ekziston më nevoja për një autoritet të jashtëm apo për një noter, por, në këtë rast, të një kontrate që vetëzhduket në momentin e plotësimit të një apo më shumë kushteve të caktuara të parashikuara ex ante në të dhe që realizohen në mënyrë të pavarur. Kështu, kodi informatik bëhet ligj. Respektivisht blockchain të Bitcoin, fillimisht i ideuar për transferimin e vlerave monetare, ai i Ethereum është konceptuar qysh nga dita e parë si një platformë në gjendje që të mbështesë aplikacione të decentralizuara – si për shembull kontratat dixhitale, në mënyrë të pavarur dhe pa nevojën e një garanti.
Blockchain jo vetëm që e bën efikasitetin operativ të pjesës më të madhe të industrive një objektiv më të thjeshtë për t’u arritur, por shton një element të domosdoshëm për çdo natyrë biznesi. Vendos besim.

Blockchain është i gjithi flori i pastër?
Flitet për “Gold 2.0” kur i referohet bitcoin, duke qenë se, njëlloj si ari, ekzistojnë minatorët. Megjithatë, minatorët e bitcoin nuk janë qenie njerëzore, por kompjuterë në gjendje që të zgjidhnin enigma algoritmike shumë komplekse. Nëqoftëse zgjidhen kombinacionet, atëhere dispozitivët shpërblehen me bitcoin. Njëlloj ai me arin, bitcoin janë të kufizuar dhe teorikisht duhet të ruajnë një vlerë në periudhë krize. Por a nuk ka qenë gjithmonë kështu? Deri 6 muaj më parë tregu i bitcoin ishte thuajse gjithmonë i palidhur me tregun aksionar tradicional, tani nuk është më. Psikologjia e trader-ëve, nga momenti në të cilin është emetuar futures bitcoin, lehtësisht ka ndryshuar dhe nuk tregon më – të paktën në këtë moment – atë valë euforie të thellë. Tregu i bitcoin është jashtëzakonisht volatile dhe ndodh që ta shikosh në të njëjtën ditë të fitojë 20 pikë përqindjeje, për t’i humbur më pas ndaj valutave tradicionale. Si çdo novacion, ekzistojnë rrisqe dhe mundësi. Në botën bitcoin dhe të kriptovalutave në përgjithësi kërkohet që të përfitohet nga operacione trading shumë të shpejta. Por pjesa më e madhe e trader-ave, vlerësohet 96%, është me humbje dhe jo gjithmonë për shkak të parashikimeve të këqija. Shpesh ndodh të shikohen të falimentojnë disa exchange bitcoin, ashtu siç nuk ndodh rrallë që këto platforma të pushojnë së funksionuari, ndërsa çmimi bie ose ngjitet me shpejtësi. Duke mos qenë exchange bitcoin ende të rregulluara, nga dokumenta të ndryshme duket se merren pozicione të kundërta respektivisht atyre të klientëve, në mënyrë të tillë sat ë bëjnë të nisin shitje pre imposed (stop loss) për ta ringritur më pas çmimin. Kur një klien blen apo shet pranë një exchange, duhet të japë të dhënat e tij dhe pushon së qëni anonym. Edhe pse shpesh kryhen operacione shpëlarjeje të bitcoin pas blerjes, duke përdorur shërbime të ndryshme në deep web.
Kohët e fundit janë botuar analiza lidhur me një korrelacion të mundshëm midis emetimit të valutës Tether dhe çmimit të Bitcoin e të kriptovalutave në përgjithësi. Duket se Tether ka qenë në gjendje që të manipulojë çmimin e bitcoin dhe të kriptovalutave të tjera në platformën Bitfinex. Tether do të kapej teorikisht pas dollarit, por pa asnjë auditor të jashtëm që të ketë mundur të ketë gjetur kundravlerën. Bitfinex është paditur para pak kohësh nga SEC-i për këtë motiv. Deri pak muaj më parë, ekzistonin shërbime të ndryshme që u mundësonin poseduesve të një karte debiti rë konvertonin dhe t’i merrnin fitimet në bitcoin në formën e valutës tradicionale. Megjithatë, sidomos me shtytjen e autoriteteve dhe të Visa e Mastercard, këto shërbime janë bllokuar. Është interesante sa ka ndodhur me kompaninë Xapo, që e ka selinë ligjore në Zvicër, e cila kishte si biznes bazë një zgjidhje të këtij lloji (karta debiti Visa me bitcoin prapa). Në dimrin e 2017 dukej se kishte vlerësim të barabartë me afërsisht 1 miliard dollarë. Aktualisht nuk mund të operojë, pasi Visa i ka bllokuar kartën dhe asnjë klient nuk mund të përfitojë nga shërbimi. Sa vlen në këtë moment?
Blockchain i Bitcoin, ndoshta edhe aii Ethereum janë të “fortë”, por ekosistemi pasqyron brishtësisë e çdo qenieje njerëzore: lakmi dhe dëshirë për kontroll. Kurse tregu i kriptovalutave përjeton periudha të shkurtëra euforie të plotë dhe frikë e depresioni. Vëllimet nëpër exchange bitcoin kanë tregur një ecuri eksponenciale dhe përdorimi i levës financiare, bashkë me një volatilitet ekstrem,e bëjnë parashikimin jashtëzakonisht të vështirë. Kompanitë e exchange dhe disa të trading të drejtuara nga Artificial Intelligence janë aktorët e vetëm që sistematikisht fitojnë në këtë mënyrë. Për kompanitë e exchange, nuk ekziston rrezik sistemik, përveç atij të shkaktuar nga një rregullim që sot është i nevojshëm dhe i domosdoshëm në një periudhë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sfidat për të ardhmen
Më 19 shkurt 2018, 850 milion dollarë janë grumbulluar nga Telegram nëpërmjet një ICO-je (Initial Coin Offering). Nëpërmjet publicitetit online, përdoruesit vihen në dijeni të një projekti. Lexojnë Whitepaper-in (Objektivat e ICO-së), blejnë Ethereum kundrejt eurove e dollarëve dhe i kalojnë në adresën e kujt ka promovuar projektin në këmbim Token-ësh (që mund të shkëmbehen në tregje të ndryshme). Këta Token-ë nganjëherë pasqyrojnë kapitalin e jo gjithmonë të krijuarës shoqëri, herë të tjera të japin të drejtën ndaj tipareve të caktuara. Për investitorin në fjalë nuk ka garanci. Ideja mund të mos nisë dhe investimi të humbasë. Shoqëria mund të krijohet, por mund të mos lëshojë kurrë asnjë produkt apo shërbim. Nuk ka fonde garancie dhe, në pjesën më të madhe të vende, nuk ekziston asnjë rregullim. Në Shtetet e Bashkuara SEC-i ka krijuar një ekip analistësh në gjendje që ta minotorojnë tregun e ICO-ve. Vetëm në 2017, tregu i ICO-ve ka grumbulluar mbi 5 miliard dollarë, pothuajse gjithmonë nga investitorë shumë të vegjël, nëpërmjet marketimit të drejtpërdrejtë ose jo, mashtrues apo të qartë. Në ditët e sotme, mbi 50% e ICO-ve kanë dështuar, duke e humbur totalin e investimit nga ana e kujt ka investuar.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i rregullojnë ICO-të, Kina i ka ndaluar dhe nuk mund të promovohen në Facebook. Në ndryshim nga ICO-të, blockchain është përqafuar nga sistemi financiar tradicional. Shkëmbimet e kriptovalutave janë akoma pak transparente, por gjithmonë duhet të kenë një bankë referimi për transferimin dhe marrjen e fondeve në valutë tradicionale. Vetëm në rastet ku të gjitha pagimet do të bëheshin në kriptovaluta do të krijohej një sistem i ri financiar. Por në ditët tona është utopi. Kështu që nuk do të jetë blockchain ai që do të bëjë të falimentojnë bankat, siç thonë puristët, dhe blockchain nuk e zëvendëson dhe nuk mund ta zëvendësojë systemin aktual të pagesave. Por kjo teknologji shërben si urë midis të vjetrës dhe të resë. Ajo që pashmangshmërisht do të jetë sipas të gjitha gjasave “disruptive” në financë – dhe jo vetëm – qëndron tek Artificial Intelligence. Blockchain nuk kupton dhe nuk mëson nga gabimet e veta. Nuk ka aftësi analizuese. Artificial Intelligence dhe blockchain janë respektivisht rrënjët dhe krahët. Nga shumë biznese të së ardhmes dhe nga shumë të së tashmes. Dhe janë aq kompleksë, sa që janë të pamundur ose pothuajse për t’u kufizuar.
(nga Wired)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakDvorani kaloi vettingun prej lidhjeve me Agron Xhafën dhe Balilin, tre shtëpi në konflikt interesi
Artikulli tjetërTeatri është Kombëtar dhe Shumicë!