Mjerim në spitalet e QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë publike një video të gjendjes së disa prej reparteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Gjendje e mjerë në Spitalin “Nënë Tereza”! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital’, shkruan ish-Kryeministri Berisha në Facebook, duke e shoqëruar edhe me mesazhin e qytetarit.
“Përshëndetje zoti Sali Berisha. Ndodhem te Spitali “Nënë Tereza” për t’i bërë një vizitë një njeriut tim, por kur pashë një pacient të sëmurë në një krevat kam ngelë pa mend. E kishin vënë si në sedilet e Ifa-ve të Enverit, se krevat unë s’mundem ta quaj këtë. Po të dërgoj dhe foton. Me respekt”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakDigjet autobusi në Divjakë për shkak të konkurrencës
Artikulli tjetërShkodër, thatësira nxjerr anijen shekullore në liqen