Digjet autobusi në Divjakë për shkak të konkurrencës

Në Divjakë autobuzët e linjës Çermë-Divjakë po digjen sapo hidhen në qarkullim. Nuk dihen ende shkaku i këtyre ngjarjeve, por shoferët thonë se kjo ndodh për shkak të konkurrencës. Ky është autobuzi i tretë që digjet brenda tre muajve. Dy janë djegur tërësisht, ndërsa autobuzi i tretë pjesërisht. Pronarët e tyre kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, por deri tani nuk janë zbuluar autorët. Djegia e autobuzëve urban të linjës Çermë-Divjakë ka ndezur frikën e shoferëve të kësaj linje. Leonidha Spaho dhe Viktor Prifti, janë shoferët e autobuzëve, i fundit u dogj dy ditë më parë në rreth rrotullimin e Çermës. Dyshimet për djegien e urbanëve sipas tyre, bien mbi konkurrencën në treg.
Pas djegies së autobuzëve të fundit, Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimet ndaj disa shoqatave të linjës së transportit urban që operojnë në zonën Lushnjë-Divjakë dhe Çermë-Divjakë. Konkurenca për marrjen e linjës së transportit urban janë dyshimet e vetme edhe të pronarëve të autobuzëve të djegur.

Artikulli paraprakTrafikanti i drogës, terror në Krujë, policia nuk e arreston
Artikulli tjetërMjerim në spitalet e QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë