Mesazhet emocionuese të Ronaldos dhe Messit për lamtumirën e Iker Casillas!

Ish-portieri i Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, Iker Casillias njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, e cila mori komente të shumta nga ndjekësit dhe personalitetet e sportit, siç është edhe rasti i Cristiano Ronaldos.

CR7 dhe Casillias kanë luajtur për shtatë sezone me fanellën e Real Madrid së bashku. Dhe padyshim që largimi nga futbolli i një legjende siç është Casillias nuk mund të kalonte pa një mesazh nga sulmuesi portugez.

” Krenari që kam ndarë momente të shkëlqyera me ty,” tha Cristiano Ronaldo drejtuar ish-partnerit të tij. Të dy ngritën trofe të shumtë së bashku te Reali siç është Champions League (1), një Super Kupë Evrope, një Kupë Bote për Klube, dy Copa del Rey dhe një La Liga.

Mesazhi i Messit

Ylli dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, i është bashkuar figurave të shumta në botën e futbollit që e kanë nderuar legjendën e Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas.

Megjithatë, tani Casillas e ka marrë vendimin të pensionohet përderisa ka thënë se po kërkon një sfidë të re jashtë fushës së lojës. Messi e ka komentuar këtë vendim, duke e lavdëruar spanjollin për arritjet e tij.

“Iker po pensionohet tani, por ai e kishte fituar qysh më parë statusin si legjendë e futbollit – jo vetëm për shkak se ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të La Ligës, por edhe për shkak të trofeve që i ka fituar me Spanjën”, ka thënë Messi.

Ndërsa, në një mesazh të dërguar për 39-vjeçarin, Messi tha: “Ti je një portier fantastik dhe ishte një kundërshtar shumë i vështirë”.

“Kur kthehem prapa. Mendoj se ishte ai rivaliteti tejet i veçantë që na shtynte t’i rrisim standardet kurdo që përballeshim me njëri-tjetrin”.

Casillas e kishte nisur karrierën si adoleshent në Real Madrid dhe kishte vazhduar duke i bërë 725 paraqitje për Los Blancos – duke u ndihmuar t’i fitojnë pesë tituj të La Ligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Ai gjithashtu ishte kapiten i Spanjës në Kupën e Botës 2010, të cilën e fituan spanjollët, dhe shijoi suksese edhe në Kampionatet Evropiane 2008 dhe 2012.

Një largim nga vendlindja e dërgoi atë në Portugali në vitin 2015, kur ai e nisi rrugëtimin me Porton, për të cilët i bëri 156 paraqitje.

1596569989 007

Artikulli paraprakA është depresioni gjenetik?
Artikulli tjetërAfera-Blushi, prapaskenat qindramilionëshe të vjehrrit