Mbytet një tjetër pushues në Tale të Lezhës

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30.

Sipas burimeve policore, një person ende i paidentifikuar, dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që mbyten pushues në Tale të Lezhës. Pak ditë më parë umbytt një pushues nga Kosova.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.

Artikulli paraprakTronditet Berlini! Të shtëna me armë në një parking, disa të plagosur
Artikulli tjetërArsenali nuk e lejon Xhakën të largohet, i ofron kontratë të re