Kush është biznesmeni që u gjet i vrarë sot te Sheshi i Flamurit në Vlorë (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Në Sheshin e Flamurit është gjetur i vdekur një djalë i ri, 26 vjeç. Sipas burimeve të Policisë i riu është identifikuar si Albano Imeraj, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe një thikë.
Më herët ngjarja u raportua si vetvrasje, por nga inspektimi i kryer dyshohet se pista kryesore është vrasja. Të njohurit e tij shprehen të shokuar nga ngjarja dhe ato nuk e besojnë se Albano mund të ketë vrarë vetën, shkruan Fax web.auto Albano imeraj1526642660
Albano ishte baba i një djali 2 vjeç ndërkohë që një ditë më parë është parë të darkojë me bashkëshorten dhe familjarët e tij.
Gjithashtu Albano ishte dhe pronar i një diskoje në qytetin e Vlorës. Ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendngjarje, dhe po hetojnë për shkaqet. Pas pak pritet që të dalë dhe ekspertiza e policisë lidhur me shkaqet e vdekjes, pasi paraprakisht e kanë raportuar si vetëvrasje.
Në trupin e tij janë gjetur edhe shenja dhune.
Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve që një i ri gjendet i pajetë nga dhuna. Një ditë më parë një i ri gjeti vdekjen në rajonin e policisë së Korçës si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij nga forcat e policisë.

Artikulli paraprakFakte të reja, si u vunë në shërbim të Moisi Habilajt radarët dhe policët
Artikulli tjetërGazetarët e pyesin për ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, Rama refuzon tre herë të përgjigjet