Kryemadhi paralajmëron: Do të ketë zhvillime të shpejta, kanë ikur burra më të mirë se Rama dhe…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh e bindur për largimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit. “Një njeri që ngre çdo gjë mbi ilegjitimitetin, tregon se kapja e sistemit nuk do të tolerohet. Protesta e ditës së hënë do të jetë si çdo protestë tjetër, paqësore. Provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt nuk mund të pranojnë presionet dhe provokimet. Me 30 Qershor nuk ka pasur zgjedhje por votime”, deklaroi pak çaste më parë Kryemadhi.

Sipas saj, është më e rëndësishme të flitet për kapjen e shteti, varfërimin e shqiptarëve dhe taksat e larta se sa për zyrat e kryebashkiakëve, por shtoi se këta të fundit do t’i lirojnë vetëm pas zgjedhjeve të dekretuara nga presidenti me 30 Qershor.

“Kapja e shtetit dhe varfëërimi i shqiptarëve është shumë e rëndësishme. T’ju japim taksa të ulëta, punë, ëshrtë më e rëndësishme se karriget e kryetarëve të bashkive. Kemi një datë tjetër zgjedhjesgh që është 13 Tetori dhe nuk kemi parë asnjë apelim nga mazhoranca për këtë datë në asnjë gjykatë”.

Ndërkohë sa i përket çështjes së kryebashkiakëve të cilët duhet të lirojnë zyrat pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Kryemadhi tha se do të ketë zhvillime të tjera shumë të rëndësishme dhe positive.

A do të shkoni në zgjedhjet e 13 Tetorit?

Kryemadhi: Nuk diskutojmë çështjen e zyrave, kryetarët dio të jenë në krtye të detyrës derisa të zgjidhen kruuyebashkiakët në bazë të dekretit të Presidentit.

Kryemadhi tha se, kapja e sistemit dhe e çdo institucioni nuk të jep as të garanton jetëgjatësinë në pushtet.

“Kanë ikur burra më të mirë se Edi Rama dhe jo më ky”, tha Kryemadhi, ndërsa shprehu bindjen për zhvillimin e një proteste madhëshore më 8 korrik.

“Një njeri që ngre çdo gjë mbi ilegjitimitetin, tregon se kapja e sistemit nuk do të tolerohet. Protesta e ditës së hënë do të jetë si çdo protestë tjetër, paqësore. Provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj nuk mund të pranojnë presionet dhe provokimet. Me 30 Qershor nuk ka pasur zgjedhje por votime.

Do të jetë një protestë madhështore. Provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit nuk mund të provokojnë më opozitën dhe mbështetësit e saj”, tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se data e zgjedhjeve lokale është 13 tetori, duke paralajmëruar se kryebashkiakët që janë në detyrë do të vijojnë të qëndrojnë në postet e tyre deri në zhvillimin e zgjedhjeve.

Artikulli paraprakLuftë mes bandave në Kavajë, vritet një kalimtar, 6 të plagosur, krimi bën ligjin
Artikulli tjetërVokshi: Po mbahet e fshehtë paketa e Ramës për censurimin e medias dhe kontrollin total të saj