KLSH padit në SPAK 5 zyrtarë të Ministrisë së Çuçit

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Nga procesi i auditimit kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt ‘Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit’, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt ‘Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit’ për veprën penale të ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakÇfarë bisedoi trajneri i PSG me Mbappe, do të qëndrojë apo do të largohet?
Artikulli tjetërRama: Po ndërtojmë një Jugosllavi të vogël