Kërcënon babai i drejtorit të Lleshajt: “Ne jemi në fuqi akoma, do ju shtrydhim deri në palcë” (Foto)

Historiani Kastriot Dervishi ka reaguar në rrjetet sociale ndaj postimit të Osman Muratit, ministër i diktaturës së Enver Hoxhës, i cili në një postim në rrjet shkruan “pushtetin e kemi ne, do ju shtrydhim deri në palcë”.

Dervishi në reagimin e tij shprehet se ish-ministri i triskave, gazepllëkut e maskarallëkut të regjimit më kriminal e terrorist në gjithë Lindjen komuniste, duhet falënderuar për sinqeritetin e tij, ndonëse nuk kemi pasur ndonjëherë dyshim se raca e tyre mund të kuptonte apo përshtatej në një rend demokratik.

“Jo më kot i biri që gëzonte pushtetin e babait, kryesonte (pa e pasur detyrë) komisionet “disiplinore” në Ministrinë e Brendshme, vendimmarrja e të cilave ishte krejtësisht e paligjshme. Sot i biri është sërish drejtor në një institucion të sajuar ku nuk bëhet asgjë. Konsekuencat e pushtetit këto janë”, shkruan Dervishi.

Postimi i Kastriot Dervishit

Pushtetin e kemi ne, do ju shtrydhim deri në palcë”

Ish ministri i triskave, gazepllëkut e maskarallëkut të regjimit më kriminal e terrorist në gjithë Lindjen komuniste, duhet falënderuar për sinqeritetin e tij, ndonëse nuk kemi pasur ndonjëherë dyshim se raca e tyre mund të kuptonte apo përshtatej në një rend demokratik.

Prandaj u duhen përvjetorët komunistë dhe historia e falsifikuar komuniste. Por fakti që osmonja e quan veten në pushtet është shumë domethënës.

Jo më kot i biri që gëzonte pushtetin e babait, kryesonte (pa e pasur detyrë) komisionet “disiplinore” në Ministrinë e Brendshme, vendimmarrja e të cilave ishte krejtësisht e paligjshme. Sot i biri është sërish drejtor në një institucion të sajuar ku nuk bëhet asgjë. Konsekuencat e pushtetit këto janë.

Screenshot 6 19

osmani

Artikulli paraprakEqrem bej Vlora për Avni Rustemin: Vrasës i pabesë, që kapardisej në Tiranë si shpëtimtari i atdheut
Artikulli tjetërArrestohet në Kosovë vëllai i deputetes shqiptare