Kaloi pranë selisë së PS ku ndodhej Rama në mbledhje, urdhërohet arrestimi i Gjutës

Dalin detaje të reja për arrestimin e Vladimir Gjutës pranë selisë së PS. Gazetarja Dorjana Bezat tha në një lidhje për “News24” se Gjuta ka kaluar pranë selisë rozë, në momentin që brenda ka qenë kryeministri Edi Rama, duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së PS.

Kjo ka bërë që Garda të ndërhyjë për ta neutralizuar Gjutën, deri në momentin kur kanë mbërritur policët dhe e kanë shoqëruar në komisariat, aty ku ndodhet akoma.

Ndërkohë, qytetarët që kanë parë ngjarjen, kanë thënë se Gjuta ka qenë i armatosur, në momentin që ka kaluar pranë selinë e PS, por sipas gazetares, ky informacion nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila pritet të reagojë zyrtarisht për ngjarjen. Vladimir Gjuta është një emër shumë i njohur ky për drejtësinë, për shkak të precedentëve penalë.

Vladimir Gjuta u lirua nga paraburgimi pesë ditë më, 5 shkurt, pasi ishte arrestuar se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.

gjuta1

gj

Artikulli paraprak“Avion privat për qeverinë”/ Ish-deputeti i PS shpërthen ndaj Ramës: I duhet dhënë fund!
Artikulli tjetërBën mirë t’u kërkosh falje mësuesve/ Vokshi: Shahini që nuk di ç’thotë e nuk di ç’bën…