Integrimi në Eu(G)ropë që garanton Rama

Oerd BYLYKBASHI

10 vjet me pare, ne 2009, u pranuam anetare te NATO-s, ODIHR i certifikoi zgjedhjet si zgjedhje qe “arriten shumicen derrmuese te Angazhimeve [standarteve]‎ te OSBE, Shqiperia aplikoi per antaresim ne BE, kerkesa u pranua dhe na u dha Pyetesori nga Komisioni Europian. Me pas ne 2010, Komisioni Europian ‎pranoi pergjigjet per Pyetesorin, dhe hoqi vizat per shqiptaret. Ne vitin 2010, vetem per shkak se Shqiperia konsideroj vend i sigurt, partner dhe aleat ne NATO, qe prodhonte siguri ne Rajon, investimet e huaja arriten 2 miliard dollare.

Ja ku jemi 10 vjet me pas ne 2019 dhe Kryeminister eshte Edi Rama. Holanda kerkon zyrtarisht kthimin e vizave dhe vende te tjera po behen gati te kerkojne te njejten gje. Serish, per te disaten here, na refuzohet hapja e negociatave dhe ne shtator kjo duket po aq e pamundur. Aleatet tane ne NATO tashme na konsiderojne nje vend problematik, qe me politiken tone prodhojme pasiguri ne Rajon, kriminalitet te organizar dhe nderkombetar, droge dhe emigrante. Me sa duket, aleatet tane ‎e kane harruar qe jemi antare te NATO-s dhe aleate me ta. Jo vetem investime te reja nuk ka me prej vitesh, por po terhiqen investitoret dhe bankat eropiane.

Duhet shporrur Rama, te behen zgjedhje te lira e te ndershme ku zgjedhesit perfaqesohen realisht, duhet ringritur Republika qe sot eshte nje rrenoje, me nje sistem te ri kushtetues kontrolli dhe balancash, ‎ku partite politike te demokratizohen dhe nuk jane reparte ushtarake, ku roli mbytes i partive ne shoqeri, shtet dhe kudo tjeter te reduktohet ne favor te profesionisteve, shoqerise civile, inteligjences dhe akademise se vertete (jo asaj te fosileve politike) dhe biznesmeni te behet edhe i madh po te mundet, por te mos guxoje te percaktoje ai vendimet shteterore dhe te tmerrohet nga ideja se mund te quhet oligark. Nje Republike ku shteti (tatimet, doganat, ZRPP, Agjensia e Pronave, ALUIZNI etj) eshte i drejte pa patur nevoje te shkosh fare ne gjykate sepse administrata te beri padrejtesi.

Vetem atehere do te filloje udhetimi yne ‎pa kthim drejt Europes (pa G ne mes, qe i rri si grope ne mes te udhes).

 

Artikulli paraprakIsh-Presidenti Nishani nderohet me titullin “Qytetar nderi” nga komuna Viti e Kosovës
Artikulli tjetërRama ndërron rrugë prapë nga frika e qytetarëve, u detyrua të hyjë si klandestin maleve për në Korçë