Humbja 5-1/ “Kanë të drejtë këta që qahen për arbitrin e derbit Tirana-Partizani”

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar qeverië se do të ndërhyjë edhe për vendosjen e arbitrave në futboll.

“Kanë të drejtë këta që qahen për arbitrin e derbit Tirana-Partizani.

Herë tjetër arbitri duhet që:

1. të ketë kaluar Vetingun.

2. Të caktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Të këtë bërë deklarimin e pasurisë te OFL.

4. Të veshë uniformën e caktuar nga qeveria, por sigurisht nuancat mavi-mavri.

5. Rezultati i ndeshjes të njihet vetëm pasi të miratohet nga Qeveria me Akt Normativ.

Ja kështu vendoset rregulli në futboll dhe eliminohen fitoret që nuk i duhen qeverisë.

Presim vendimet e qeverisë…”,shkruan Petrit Vasili në Facebook.

Artikulli paraprakRrëfimi prekës i italianes: “Më shihnin si murtajë për shkak të koronavirusit, tani…”
Artikulli tjetërGazetari te Kongresi i PS: Këta të vjedhin anëtarin e Gjykatës Kushtuese, jo më…