Fshesa greke, kthehen dhjetëra emigrantë edhe në Kapshticë

Kthime të shumta emigrantësh nga policia greke ka edhe në Kapshticë. Shumica prejt tyre plotësonin kriteret e udhëtimit në vendet e hapësirës Shengen, megjithatë, shkelja e tokës greke, ka qenë e pamundur. Qytetarët, tregojnë se nga pala greke ka dhjetëra shqiptarë, të cilët, pasi ju është refuzuar hyrja, presin ndërrimin e turneve të policisë greke, me shpresë për të kaluar kufirin.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë Kufitare të Kapshticës, numri i qytetarëve shqiptarë, që kthehen pa shkak nga policia greke, është rritur ndjeshëm ditët e fundit. Sipas këtyre burimeve, të kthyerit janë qytetarë që vijnë nga zonat e veriut dhe verilindjes së vendit dhe që shkojnë në Greqi për të punuar në mbledhjen e ullirit.
Ndërkohë, në Kakavijë vijon kthimi e migrantëve prej disa ditësh. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë kthyer më shumë se 100 emigrantë me argumentin se nuk plotësojnë kushtet për në Shengen. Policia shqiptare nga ana e saj nuk ka dhënë informacion për këtë situatë.
Sipas informacionit të Policisë së Gjirokastrës, numërohen mbi 50 persona të kthyer çdo natë. Nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare mbi kthimet në polici, por pala greke pretendon se ata janë vetëm persona që nuk plotësojnë dokumentacionin e duhur për t’u futur dhe për të qëndruar në shtetin grek. Para tri ditëve në doganën e Kakavijës pati një numër të lartë kthimesh. Personat që iu ishte refuzuar kalimi deklaruan se kishin patur dokumentacion të rregullt. Vetëm gjatë javës që lamë pas, në tre pika doganore janë kthyer më shumë se 700 emigrantë shqiptarë.

Artikulli paraprakNë pranga biznesmeni, i la në tavolinë 5 milionë lekë gjyqtares
Artikulli tjetërIzolohen fshatrat në Tropojë, përmbytje e mungesë energjie