Dua Lipa, si e nisi karrierën këngëtarja shqiptare, kënga e saj hit që është dëgjuar 1 miliardë herë

“Deri një vit më parë do ju falej, nesë nuk kishit dëgjuar për këngtëaren Dua Lipa, ndërsa sot ajo është një emër mjaft i njohur dhe më e përfolur në botë, e cila ka mbi 15.5 milonë ndjkës në ‘Instagram’”, kështu e ka nisur faqen e parë gazeta austriake ‘Marie Claire’.
Gazeta ka bërë një një shkrim të gjatë dhe të detajuar për gjithë jetën e Dua Lipës, origjinën dhe fakte e detaje që nga lindja deri tani.
“Në 2017, tani 22-vjeçe, Dua u ngjit në krye të klasifikimeve me këngën e saj”New Rules”, para se të fuqizohej në botën e popit me albumin e saj “Dua Lipa”, që ka gumbulluar 2.3 miliardë ‘streams’ në Spotify, vetëm brenda një viti. Më poshtë keni gjithçka që duhet të dini rreth princeshës së popit, që nuk do largohet shumë shpejt”, shkruan gazeta, duke renditur detajet më të rëndësishme të jetës së saj.
1.Ajo e nisi fillimisht në YouTube
Karriera e Dua Lipës nisi që në moshën 14-vjeçare, kur filloi të postonte cover-at e preferuar të këngëve pop. Gjersa nuk ishte zbuluar ende në platformat e mediave sociale, Lipa e përdori atë për t`i treguar gjithë botës zërin e saj.
“Kur isha 15-vjeçe postoja cover-a online por asnjëri nga ata nuk u bë viral, ishte më shumë një mënyrë që unë ta përdorja si portofol”, ka thënë ajo.

2.Ajo është shqiptare
Prindërit e saj janë me etni shqiptare nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës. Si shumë shqiptarë të tjerë, prindërit e Duas emigruan në Perëndim, për shkak të luftës në vitin 1990. Por zeshkania bombastike, vetë ka lindur në Londër, Angli.
3.Dua është emri i saj i vërtetë
Kjo mund të ju duket surprizë shumë vetave, por emri i vërtetë i këngëtares së “One Kiss” është Dua Lipa. Emri i saj ka origjinë shqiptare, ku kanë lindur dhe dy prindërit e saj.
4.Ajo ka punuar si modele
Nuk është surprizë që një 22-vjeçare ka një të shkuar si modele, duke pasur parasysh se ajo është e mrekullueshme. Gjithsesi, Dua ka refuzuar botën e modelimit për të ndjekur muzikën dhe nuk është penduar aspak për këtë gjë.
“Ajo thjesht nuk ishte rruga që unë po kërkoja të ndiqja. Është e mahnitshme dhe shumë argëtuese të fotografohesh por nuk ishte diçka që e pashë si karrierë, sepse gjithçka që kam dashur ndonjëherë është: të bëja muzikë”, ka thënë këngëtarja britanike e pop-it.
5.Ajo ka firmosur me shtëpi diskografike kur ishte vetëm 18-vjeç
Dua ka firmosur me “Warner Music” dy vite pasi është kthyer në Londër për të ndjekur karrierën e saj muzikore.
“Mbaj mend që kam telefonuar prindërit e mi në Kosovë që t`u thoja atyre të kapnin fluturimin për në Londër, në mënyrë që të vinin që të firmosja,”-ka thënë ajo.

6.Ajo është ‘jashtë tregut’
Dua Lipa është aktualisht në një marrëdhënie me modelin britanik, Isaac CareW. Çifti filluan të takoheshin në vitin 2015, megjithatë ata u ndanë disa muaj më vonë. Por këtë vit, ata janë ribashkuar sërish bashkë dhe duken shumë të dashuruar.
7.Emri i saj në shqip do të thotë “Dashuri”
Princesha e pop-it gjasme e urrente kur ishte më e re.
8.Ajo ka ndjekur të njejtën shkollë si Rita Ora
Dua ka ndjekur shkollën e teatrit Sylvia Young Theatre në Marylebon, në Londër. Këtë e ka bërë me kohë të pjesshme (part-time), përpara se të shpërngulej me familjen në Kosovë, në vitin 2008.
9.Ajo është këngëtarja femër më e transmetuar në botë
Dua Lipa ka mundur Rihannën, Ariana Granden, Taylor Swift dhe Beyonce kur arriti një moment shumë të rëndësishëm në Spotify dhe u kurorëzua si këngëtarja femër më e transmetuar për vitin 2017 në Britaninë e Madhe. Sipas shifrave të fundit në Spotify, “New Rules”, është dëgjuar 1 miliardë herë, duke e bërë atë si një nga artistet më të suksesshme në botë.
10.Ajo ka sulmuar një oficer policie
Kur ishte vetëm 15-vjeçe, Dua Lipa dhe miqtë e saj gati u arrestuan sepse hodhën nga ballkoni flluska të tepërta, pa e kuptuar se ata po godisnin poshtë një oficer policie.

Artikulli paraprakLaçi mposhtet edhe në shtëpi nga Molde, i jep fund aventurës europiane
Artikulli tjetërShpërthen Manjani: Ai ligj i Partisë-Shtet duhet hedhur në plehra!