Deputeti Hasa denoncon bllokimin e aksit rrugor Prrenjas-Librazhd

Deputeti i PD, Endri Hasa ka denoncuar bllokimin e aksit rrugor Prrenjas-Librazhd pas shirave të ditës së djeshme. Bllokimi ka ndodhur në të njëtën ditë kur Rama krenohej për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Edi Rama na foli sot për kapitullin e ri të mirëmbajtjes së rrugëve dhe u mburr për garanci për reagimin e shpejtë dhe efikas në çdo situatë. Dhe rrebeshi i parë i ditës sot e tregoi qartë se si mirëmbahen akset kombëtare nga Edi Rama, ku qindra mjete dhe qytetarë janë bllokuar në aksin Prrenjas Librazhd.
Njerëzit ende po presin Flotën më famë të Solidaritetit e cila siç duket ka ikur në drejtim të paditur”, thotë Hasa.

Artikulli paraprakGazetari Tim Judah: Shërbimet sekrete serbe pas vrasjes së Ivanoviç
Artikulli tjetërBasha me Osmanin: Ky do të jetë viti i çlirimit të vendeve të rajonit nga krimi