Covid-19/ Pamje e pazakontë në dyert e Infektivit! (Foto)

Një pamje e pazakontë është shfaqur sot në dyert e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku persona të veshur me kostumin mbrojtës kundër koronavirusit, kanë shoqëruar brenda tij një grua.

Personi që shfaqet në fotografi në fakt nuk ka qënë mjek, por gardian i burgut të grave në Tiranë, i cili ka sjellë në Spitalin COVID 1 për të shtruar, një të dënuar të prekur nga koronavirusi.

Sikurse dihet, infeksioni ka rënë kohët e fundit në disa burgje të vendit. Më rëndë situata paraqitet në atë të Drenovës me shumë raste infektimi dhe ku humbën jetën dy të dënuar.

infektivi 1

3 14

4 10

5 5

Artikulli paraprakBesa, jo pas një viti, ik sa më parë!…
Artikulli tjetërKu janë paratë?! Mjeku i njohur: Masat ndaj Covid-19 në shkolla nuk merren me video-propagandë!