Covid-19 në Kinë/ Pacientja zero “zhdùket nga faqja e dheut”

Polemikat për origjinën e korónavirusit që ka prekur pjesën më të madhe të botës vazhdojnë ende.

Një autor dhe ekspert i çështjeve të Kinës deklaroi se provat sugjerojnë se korónavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, jo nga tregu i kafshéve të egra. Profesori Clive Hamilton tha se rastet e para me Cóvid-19 ishin tek njerëzit që nuk kishin lidhje me marketin në Wuhan, një prej vendeve ky dyshohet se lindi sémundja.

“Kjo është treguar në studimet e cilësisë së lartë. I vetmi shpjegim është që të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë së Wuhanit”, tha ai në një intervistë për “Sky News”. Hipoteza erdhi nga shkencëtarët kinezë dhe u shpërnda në të gjithë internetin para se të zhdùkej. Të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale në Kinë kanë bërë kërkime për gruan që dyshohej se ishte pacientja zero, e cila punonte në Institutin e Virologjisë të Wuhanit.

Sipas profesorit, duket se ajo “është zhdùkur nga faqja e dheut”. Më parë, shkencëtarët besonin se virùsi doli nga lakuriqët e natës dhe specieve te tjera të paidentifikuara përpara se të ínfektonin njerëzit në marketin e Wuhanit, ku kafshët e egra mbahen në káfaze dhe théren për mish.

Artikulli paraprakSkandali në mbledhjen e Komisionit: Lona na e nxirr pak shalën…
Artikulli tjetërIsh-deputeti publikon foton në mes të hasháshit: 5 oligarkët e Ramës që do të jenë grosistët e drógës