“Çështja” Neymar!

Neymar është i dashur dhe i mbështetur nga tifozët e PSG-së, sipas trajnerit Unai Emery. Ndërkombëtari i Brazilit u vërshëllye nga mbështetësit, pavarësisht se shënoi katër gola në fitoren 8-0 ndaj Dijonit, javën e kaluar. Neymar vendosi të marrë përsipër ekzekutimin e një penalltie të vonshme në atë fitore, në vend që t’i lejojë Edinson Cavani mundësinë për të thyer rekordin e kryegolashënuesit të klubit, Zlatan Ibrahimoviç. Duke folur përpara një përplasjeje të “Coupe de France”, kundër Guingamp, Emery tha se 25-vjeçari, i cili mund të bëjë kthimin e tij nga një lëndim i kofshës, është i pëlqyer nga mbështetësit e skuadrës që drejton.
“Tifozët e PSG-së i duan të gjithë lojtarët e PSG-së, tha Emery. I duan ata individualisht, janë të zgjuar, ndaj jam shumë i sigurt se janë të gjithë të lumtur që e kanë Neymar këtu. Nëse Neymar është në gjendje të luaj, jam i sigurt se do ta mbështesin atë dhe ekipin, të gjithë lojtarët, gjithashtu edhe Neymar. Kur luan, Neymar është i lumtur. Kur ka topin në këmbë, ai është i lumtur. Nëse do të jetë në gjendje, ai do të luajë. Do të luajë për të shijuar fitoren e skuadrës, për të qenë me shokët e tij, gjithashtu edhe për tifozët”. Një rekord botëror i vitit të kaluar, Neymar ka shënuar 24 gola në 23 ndeshje, në të gjitha garat për PSG. Ai mungoi në humbjen e PSG-së ndaj Lyon, të dielën.
Ndërkohë, Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm të luajë për Paris Saint-Germainin kundër Real Madridit në Ligë të Kampionëve muajin e ardhshëm, pasi testet mjekësore ia kanë hequr frikën për më të keqen klubit francez.
Superylli francez u lëndua gjatë një përplasjeje me portierin kundërshtar gjatë një ndeshjeje kundër Lyonit në Ligë 1 të Francës të martën e kaluar, por ai do të kthehet me kohë për ndeshjen e parë kundër Real Madridit më 14 shkurt, transmeton “Express”.
Siç qëndrojnë gjërat, francezi nuk do të përfshihet në skuadrën e trajnerit Unai Emery për ndeshjen e të enjtes kundër Guingamp, por ka mundësi të thirret për ndeshje ndaj Montpellier. Mbappe zgjodhi rrjetin social për t’i siguruar adhuruesit se data e kthimit të tij pritet të jetë para datës kur lideri i Ligë 1 të udhëtoj për në Madrid.

Artikulli paraprakGjermania kundër Aubameyang
Artikulli tjetërDzeko i thotë “po” Chelsit