Gjermania kundër Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang do të jetë protagonisti i merkaton së janarit në Gjermani, edhe pse Borussia Dortmund duket se nuk është dorëzuar akoma. Sulmuesi i Gabonit është i vendosur t’i thotë lamtumirë gjermanëve, me Arsenal që ka bërë gati një super ofertë. Gjithsesi, qëndrimi i ish-sulmuesit të Milan ka acaruar shumë njerëz dhe jo vetëm brenda Borussia Dortmund. Kështu, pas trajneri të Bayern, Heynckes, ka qenë Niko Kovac, trajneri i Eintracht Frankufrt, që ka kritikuar lojtarin.
Në një intervistë të dhënë për revistën “Kicker”, ai ka akuzuar Aubameyang se ka marrë peng klubin: “Është e pabesueshme të shikosh klubin dhe trajnerët të marrë peng nga lojtarët. Nuk mund të jemi dakord me një situatë të tillë. Ku do të arrijmë? Në anarki. Secili bën atë që do, lojtarët paraqiten në stërvitje kur duan ata. Në kohën time nuk ishte kështu. Më pas, sot një kontratë 5-vjeçare vlen vetëm një vit e gjysmë. E gjitha kjo është e pabesueshme”, ka thënë Kovaç.

Artikulli paraprakCity merr talentin francez për 70 milionë euro
Artikulli tjetër“Çështja” Neymar!