Berisha publikon mesazhin: Korrupsion dhe trajtim çnjerëzor ndaj mjekëve në Shqipëri

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook shqetësimin e një mjeku për trajtimin çnjerzor që u bëhet atyre nga qeveria.

“Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia me qëndrimet e tyre korruptive, kriminale ndaj personelit mjekësor po largojnë masivisht mjekët nga Shqipëria”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Trajtim çnjerezor i mjekve ne Shqiperi!

Te dashur miq, Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia me qendrimet e tyre korruptive, kriminale ndaj personelit mjekesor po largojne masivisht mjeket ngs Shqiperia. Vetem ne vitin 2018 sipas statistikes se zyres Federale te Gjermanise nga Shqiperia kane shkuar ne ate vend 1130 mjeke. Pra vetem ne nje vit jane larguar nga vendi mjek per ne Gjermani aq sa jsne diplomuar ne kater vite.

Kjo gjendje tejet e rende ka ne baze para se gjithash keqtrajtimin moral dhe material te personelit shendetesor. Sot ne Shqiperi rrogat e mjekeve dhe infermiereve jane fiks sa gjysma e kolegeve te tyre ne Kosove!

Lexoni denoncimin e mjekut dixhital!. sb

Pershendetje prof.dr.Sali BERISHA!
Ju kam shkruajtur edhe njehere tjeter lidhur me mjeket e pergjithshem e te familjes si puna ime qe punojme tek Drejtoria e Higjenes tek liceu qe na çuan tek Urgjenca Pediatrike ne Q.S.U.T.Tani na njoftuan per neser qe duhet te jemi per kater dite nga neser e enjtja,e premtja,e shtuna dhe e djela ne oren 15:00-07:00 ne Rinas per te kontrolluar per Covid-19.

Pershendetje prof.dr.Sali BERISHA!
Ju kam shkruajtur edhe njehere tjeter lidhur me mjeket e pergjithshem e te familjes si puna ime qe punojme tek Drejtoria e Higjenes tek liceu qe na çuan tek Urgjenca Pediatrike ne Q.S.U.T.Tani na njoftuan per neser qe duhet te jemi per kater dite nga neser e enjtja,e premtja,e shtuna dhe e djela ne oren 15:00-07:00 ne Rinas per te kontrolluar per Covid-19.Pa trajnim,pa shperblim,pa protokoll thjesht propagande e imazh per qeverine.Fola dhe me shefin e sektorit te mjekeve ne Rinas,Lorenc Harshova,ishte shume i irrituar,por nuk kishte c’te bente.Per çudi dje ka qene dhe nje jurist e dy punonjes marketingu ne Rinas per kontroll mjeksor.Kjo eshte skandaloze.E ka mbushur me te FRESH-it(spiune) drejtoresha qe na bejne cdo dite presion.Kam vite qe punoj po situate e tille vetem fasade e me nje rroge minimale e pa ngritur prej 7 vjetesh nuk kam pare.Po na turperojne profesionin.

Artikulli paraprakPublikohet videoja/ Si e bllokoi Rama 3 vjet rresht Integrimin Europian dhe Negociatatat
Artikulli tjetërMbërrin coronavirusi nga Italia dhe e kanë futur në QSUT?