Mbërrin coronavirusi nga Italia dhe e kanë futur në QSUT?

E ardhur prej dy ditësh nga Italia, një grua nga Lushnje izolohet në QSUT, pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Gazetari i News 24, Julian Kasapi konfirmon për “BalkanËeb” se gruaja që jetonte në Padova ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Gruaja fillimisht është ekzaminuar në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është izoluar në karantinën e këtij spitali. Më pas e kanë transportuar me urgjencë në QSUT, pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi.

Ajo i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe pritet që Instituti i Shëndetit Publik të konfirmojë nëse është apo jo mbartëse e virusit vdekjeprurës.

Bota që po lufton me coranirusin i ka spitalet e pacientëve të prekur larg zonave të banuara, ndërkohë këtu tek ne, pacientin e kanë sjellë nga Lushbja në zemër të Tiranës dhe në QSUT ku janë më mijëra pacientë të tjerë. Kemi të bëjmë me një çmenduri të vërtetë.

Ne nuk kemi as spitale, as mjekë dhe as infermierë për tu përballur me këtë sëmundje dhe askush nuk e di sot se sa mund të jenë infektuar nesër nga këta të mbërritur nga Italia për të cilët nuk ka asnjë kontroll mjekësor në pikat kufitare.

Kujtojmë që Italia është shteti më i prekur nga koronavirusi në Europë, me 197 viktima dhe mbi 4 mijë të prekur.

Artikulli paraprakBerisha publikon mesazhin: Korrupsion dhe trajtim çnjerëzor ndaj mjekëve në Shqipëri
Artikulli tjetërDy shqiptarë të tjerë me coronavirus në Maqedoni, vinin nga Italia