Publikohet videoja/ Si e bllokoi Rama 3 vjet rresht Integrimin Europian dhe Negociatatat

Edi Rama është njeriu më anti-integrim në vend.I këtij mendimi është nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili përmes një postimi në Facebook, ku publikon edhe një video, tregon se si kryeministri bllokoi për tre vjet rresht integrimin e vendit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për shkak të kryetarit të qarkut Fier.

Sipas Vasilit, sa herë shkel Kushtetutën apo bën gati Koncesionin e radhës Rama fillon e flet për Integrimin Europian dhe për Negociatatat.

“Edi Rama njeriu anti-integrim!

A e keni dëgjuar Ramën, që sa herë shkel Kushtetutën apo bën gati Koncesionin e radhës fillon e flet për Integrimin Europian dhe për Negociatatat?

Fillon zbulon armiqtë dhe miqtë e Integrimit.

Po kush më mirë se Rama mund ta bëjë këtë? Si njeriu me antiintegrim Rama nuk ka rivale.

Për të freskuar memorjen e te gjithëve ndiqeni VIDEON, që tregon se si Rama bllokoi për tre vjet Integrimin dhe marrjen e Statusit të vendit Kantidat të Shqipërisë vetëm e vetëm për një copë Kryetar Qarku në Fier”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

Edi rama bllokoi integrimin

Edi Rama njeriu antiintegrim!(VIDEO).A Keni degjuar Ramen, qe sa here shkel Kushtetuten apo ben gati Koncesionin e radhes fillon e flet per Integrimin Europian dhe per Negociatatat?Fillon zbulon armiqte dhe miqte e Integrimit.Po kush me mire se Rama mund ta beje kete?Si njeriu me antiintegrim Rama nuk ka rivale.Per te freskuar memorjen e te gjitheve ndiqeni VIDEON, qe tregon se si Rama bllokoi per tre vjet Integrimin dhe marrjen e Statusit te vendi Kantidat te Shqiperise vetem e vetem per nje cope Kryetar Qarku ne Fier.

Gepostet von Petrit Vasili am Freitag, 6. März 2020

Artikulli paraprakHoteli me 5 yje u pagua dy herë nga Fusha/ Si e mbylli prokuroria dosjen për krerët e Bashkisë
Artikulli tjetërBerisha publikon mesazhin: Korrupsion dhe trajtim çnjerëzor ndaj mjekëve në Shqipëri