Baton Haxhiu thirrje për ndarjen e Kosovës, hap kompani mediatike në Tiranë

Analisti Baton Haxhiu, një prej mbrojtësve më të flaktë të planit për ndarjen e Kosovës, pati deklaruar para zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019-ës, se nëse nuk fitonte Kadri Veseli ai do të mbyllte emisionin.

Në fakt PDK e drejtuar nga Kadri Veseli i humbi zgjedhjet, qeveria e krijuar nga Albin Kurti me VV dhe LDK ka nisur funksionimin, ndërsa Batoni njoftohet se ka regjistruar në Tiranë një shoqëri mediatike.

Gazetarja Aranita Brahaj shkruan në rrjet se një kompani e re mediatike është themeluar në Janar 2020, ajo zotërohet dhe administrohet nga publicisti Baton Haxhiu.

“Shoqëria Albanian Post është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe do të ushtrojë aktivitet në fushën e mediave elektronike, vizive, online, ëebsite dhe të shtruara, botime të ndryshme, prodhime dhe publikime reklamash, tregtim paisjesh për nevoja të mediave elektronike.

Në Objekt është shkruar edhe: Publikim i organeve informative, kulturore, argëtuese të shtypit, agjenci publiciteti, realizim reklamash, prodhime audiovideo. Shtypje gazetash, shërbime gazetarie. Po kështu shoqëria parashikon të merret me auditime, konsulenca e trajnime të gazetarëve, operatorëve, fotografëve në fushën e medias elektronike dhe të shkruar për formimin profesional të tyre sipas parimit ë shprehjes së lirë dhe të të pavarur.

Albanian Post është regjistruar në datën 10 janar 2020 me seli në Tiranë e më një kapital fillestar minimalist prej 100 lekësh. Pasaporta e kësaj shoqërie mund të klikohet tek Open Corporates Albania,” shkruan Brahaj.

Në intervistën e fundit dhënë për EuroNews Albania, Baton Haxhiu u shpreh se korrigjimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet zgjidhja më e mirë.

“Jam i bindur se korrigjimi i kufijve sjell pavarësinë e plotë të Kosovës,” tha Haxhiu. Sipas tij, kjo do të sjellë edhe bashkimin me Shqipërinë. “Fitojmë 30 mijë kilometra dhe Preshevën, dhe nuk humbasim asgjë”, tha Haxhiu.

Plani për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka gjetur një përkrahje në Qeverinë e Tiranës, u kundërshtua fort nga ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në atë kohë hodhi akuza në drejtim të Ramës dhe Hashim Thaçit.

Nuk dihet nëse media e regjistruar nga Baton Haxhiu do t’i shërbejë idesë për ndryshim kufijsh ose jo, por plani i hedhur për diskutim është konsideruar nmga ekspertët e njohjes së Ballkanit si katastrofik.

Artikulli paraprakBerisha tregon çfarë e lidh Ramën me Dritan Dajtin dhe krimin
Artikulli tjetërBerisha: Ligji Rama anti-KÇK i jep goditjen finale shtetit ligjor