Bashkia e Shkodrës masa shtesë kundër Covid-19, çfarë kërkohet nga qytetarët

Bashkia e Shkodrës tashmë mund të konsiderohet si ‘vatra e nxehtë’ e përhapjes së koronavirusit në vend pasi dita-ditës rastet e personave të prekuar por edhe viktimave është në rritje, ndërsa pushteti vendor ka dalë me një vendim të ri në lidhje me masat shtesë për kufizimin, monitorimin dhe dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara për qytetarët.

Në urdhërin në fjalë, kërkohet që në disa nga tregjet e qytetit të respektohen masat e higjienës dhe ruajtjes së distancës për të frenuar përhapjen e virusit.

Urdhëri i cili hyn në fuqi menjëherë parashikon edhe masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk e zbatojnë

Vendimi i plotë

“PËR MARRJEN E MASAVE SHTESË PËR KUFIZIMIN, MONITORIMIN DHE KONTROLLIN E LËVIZJEVE TË AUTORIZUARA TË TË GJITHË QYTETARËVE NË QYTETIN E SHKODRËS”

Njoftohen të gjithë banorët:

Marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative:

Në tregun pranë Merkatës së Rusit.

Duke filluar që nesër, datë 14.04.2020, në treg do të tregëtojnë sipas radhës më poshtë:

1. Një ditë tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër tek.

U kërkohet të gjithë tregëtareve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.

Në tregun Zdrale

Ndalohet tregëtimi dhe hapja e tregut për një periudhë dy – javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. ëkrkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore.
Të gjithë subjekteve tregëtare në Shkodër u kërkohet:

Respektimi i masave higjeno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambjentet e tregëtimit.

• Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët.
• Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klentët.

• Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.

Të gjitha subjektet, bare dhe restorante, aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget dhe mjetet të tjera.

Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vejake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjëes së autorizuar për kryerjene shërbimeve për familjen.

Të gjithë banorëve u kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen.
Në rast mos zbatimi të këtij vendimi Bashkia Shkodër do të veprojë me masat adminstrative përkatëse.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë!

1 19

2 18

Artikulli paraprakBoris Johnson, mesazh britanikëve pas daljes nga spitali…
Artikulli tjetërRritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në Itali