Basha zbulon urdhrin e Ramës për Llesh kimikun dhe Markun: Mos hetoni arrestimin e Valdrin Pjetrit në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar në mbremje kryeministrin Edi Rama se po bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin që pret të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë së Shkodrës. Pjetrio akuzohet e ka fshehur një dëbim të marrë nga Italia dhe që nuk e ka përmendur në formularin e dekriminalizmit.

“Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin ai e merr dhe e mban vetëm me krimin” – shkruan Basha që publikon edhe një SMS që sipas tij vjen “nga brenda bunkerit të grupit të strukturuar kriminal të Rilindjes”

“Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq” – thuhet në SMS-në që publikon Basha.

Artikulli paraprakShikoni si blihen aktorët nga regjimi, ja një nga zvarranikët që bilbilojnë për shembjen e Teatrit
Artikulli tjetërVjedhja tjetër skandaloze, 15 milionë euro në llogarinë e Ramës në Kroaci nga sistemi i faturave