Basha: Reformë zgjedhore për daljen nga kriza, momenti për të zbatuar strategjinë e opozitës

Kryetari i opozitës, Basha u shpreh përmes një postimi në facebook pas takimit me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Gloverse se opozita ka një staretegji të qartë për reformën zgjedhore që do të çojë në daljen e vendit nga kriza politike. Basha tha se është moment që kjo strategji të zbatohet.

Postimi i plotë i Bashës
Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri .

Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë!

Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!

Artikulli paraprakGlover flet për mediat pas takimit me Bashën: Jemi në diskutime…
Artikulli tjetër10-vjetori në Tiranë/ Basha: Fondacioni Konrad Adenauer, avokati më i madh i integrimit të Shqipërisë