Korrupsioni në bashki dhe dosja “5D”: Veliaj të martën do të pyetet në SPAK

Erion Veliaj të martën do të jetë në SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët në lidhje me korrupsionin në bashkinë që ai drejton.

Këtë e ka bërë të ditur me një mesazh në Facebook, gazetari Enton Abilekaj.

Sipas Abilekajt, pasi i ka ardhur fletëthirrja që të paraqitet në SPAK, sot Veliaj na doli në ekranin e tij për të lajmëruar, se gjoja do të shkojë vetë në SPAK për të paraqitur prova.

Kjo është e frikshme.

Pasi mori fletëthirrjen nga SPAK që të shkojë të martën, Veliaj del 3 ditë përpara dhe deklaron që do shkojë vetë.

Do u japë edhe zyra, edhe info, dosje, pra do behet vete prokuror i çështjes së Inceneratorëve’, shkruan gazetari Enton Abilekaj në Facebook.

Artikulli paraprakNe budallejt
Artikulli tjetërGazeta britanike: Të burgosurit shqiptarë të dëbuar nga Britania gëzojnë burgje të rehatshme me ‘dhoma dashurie’ dhe pako ushqimore