Basha-qeverisë: Me paratë që po vidhni po blini burgun

Basha mesazh qeverisë dhe klientëve të korrupsionit: Me paratë që po vidhni, nuk jeni duke blerë mirëqneie dhe luks, por jeni duke blerë burgun.

Tashmë ëstë e qartë për çdo shqiptar se: EdI Rama jeton për të vjedhur EdI Rama qeveris për të vjedhur Edi Rama merr frymë vetëm për të vjedhur.

Çdo ditë çohet me një qëllim: si të vjedhë. Pavarësisht kërdisë që ai po bën, askush nuk do t’i gëzojë paratë e vjedhura. Unë e kam theksuar që PD do të fillojë menjëherë një hetim penal dhe auditim ginaciar të të gjitha kontratve, koncesioneve dhe lejeve të dhëna nga qeveria Rama.

Do të gjurmohet çdo burim parash dhe cdo individ shtetëror dhe privat i përfshirë në këto kontrata. Ne do të kemi një program të posaçëm për rikuperimin e të gjitha pasurive dhe parave të vjedhura nga zyrtarët shtetërore dhe klientët e tyre.

Dua t’u them qartë të gjithë zyrtarëve dhe klientëve të tyre: Me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë mirëqneie dhe luks, por jeni duke blerë burgun. Nëse mendoni se do vidhini qindra miliona euro, praktikisht të gjtihë parata e taksapaguesve shqiptarë dhe do t’ia hidhni, gaboheni.

Nëse mendoni se shqiptarët do të vuajnë në varfëri, pa arsim dhe shëndetësi, dhe pa mundësi se apratë e tyre i keni vjedhur ju, gaboheni. Ata që mendojnë se do dergjet në mjerim një popull i tërë që ata të jetojnë në luks, gabohen.

Artikulli paraprakBasha: Rama, i përfshirë direkt në aferën mafioze miliona euro të faturimit elektronik
Artikulli tjetërRama-Veliaj, vjedhje 4 milionë euro me vetëm 600 metra bulevard!