Balla i PS bllokoi fondet në Bashkinë e Prrenjasit, kryebashkiakja Rira i drejtohet ndërkombëtarëve

Kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira ka informuar Ambasaden Amerikane, Delegacionin e Bashkimit Europian si dhe Këshillin e Europës mbi gjendjen që po kalon bashkia e Prrenjasit.
Sipas krybashkiakes, institucioni është duke vuajtur mungesën e fondeve dhe për pasojë kanë mbetur pa ushqim kopshtet dhe çerdhet. Gjithashtu kryebashkiakja i drejtohet edhe shefit të qeverisë, për mungesën e bashkëpunimit me këtë institucion.
Buxheti i Bashkisë së Prrenjasit nuk është miratuar për shkak se deputeti i PS për Librazhdin, Taulant Balla ka urdhëruar këshilltarët socialiustë që të mos e votojnë.
Postimi i plotë i kryebashkiakes Rira
Kemi njoftuar sot per gjendjen e paprecedente ne te cien ndodhet bashkia Prrenjas, Ambasaden Amerikane, Delegacionin e Bashkimit Europian ne Shqiperi, Keshillin e Europes! Si anetare ne dy komisone te Keshillit te Europes, Komisionit te Monitorimit dhe Komisionit te Çeshtjeve te Aktualitetit, i jemi drejtuar Presidentit te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Sekretarit te Pergjithshem!
Gjendja qe po kalon bashkia Prrenjas, pa buxhet, per shkak te bllokimit qe i ben PS dhe gjitha klika e tyre, ka demtuar rende jo vetem femijet e vegjel duke lene kopshtet dhe cerdhet pa ushqim, por duke paralizuar dhe penguar çdo sherbim ndaj qytetareve.

Femijet nuk duhet te jene viktime e kesaj menxyre! Kjo eshte “bashkeqeverisja” me popullin, Z. Edi Rama? Te heqesh sherbimet 37.000 banoreve te majte e te djathte, te Ps e te Pd, vetem se Kryetarja e bashkise eshte ne opozite?? Ata qe kane bllokuar dhe vazhdojne te mbajne peng buxhetin 2019 te kesaj bashkie te varfer, nje dite do te japin llogari para njerezve, te cileve sot ju heqin buken dhe neser i vrasin per se gjalli!

1

2

3

4

Artikulli paraprakFakte interesante për trupin e njeriut
Artikulli tjetërHaradinaj akuzon Thaçin: Ishte ai që orkestroi…