Austria do të hapë shkollat, restorantet, kafenetë dhe dyqanet

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se vendi i tij do t’i largojë edhe disa masa të kufizimit nga mesi i muajit të ardhshëm, kur do të hapen restorantet, shkollat, kafenetë dhe kishat.

Austria ka qenë në mesin e vendeve që ka reaguar më herët dhe i ka mbyllur restorantet, teatrot dhe dyqanet e produkteve joelementare para më shumë se një muaji. Njerëzit u këshilluan të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë nga shtëpia, nëse kanë mundësi.

Sidoqoftë, ky shtet gjithashtu ishte një ndër të parët që e nisi lehtësimin e masave të izolimit, duke e lejuar rihapjen e qendrave të kopshtit dhe dyqaneve me më pak se 400 metra katrorë. Qendrat tregtare, dyqanet e mëdha dhe sallonet e floktarëve do të hapen nga 1 maji.

Dyqanet që janë hapur duhet ta respektojnë kufizimin për numrin e blerësve që futen njëkohësisht brenda dhe shitësit duhet të përdorin maska, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Siç është njoftuar më parë, shkollat e mesme do të hapen në fillim të majit për nxënësit që janë në vitin e fundit, ndërsa shkollat për nxënësit më të rinj do të hapen përmes një procesi me faza duke nisur nga 15 maji.

Artikulli paraprak“Nuk tregoi besnikëri sa duhet ndaj Partisë dhe shokut Xi” arrestohet zv.ministri i Sigurisë në Kinë
Artikulli tjetërUrsula von der Leyen ndryshon qëndrim: Po, pushimeve verore!