Atletico transferon yllin e Francës për 40 milionë euro

Atletico Madrid pritet të sjellë një super lojtar në “Vicente Calderon” gjatë verës. Sipas RMC, sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette ka vendosur të transferohet te Atletico Madrid këtë verë.
Prej disa muajsh është përfolur se sulmuesi i Francës mund të nënshkruajë me ekipin e Diego Simeones. Thuhet se Lacazette, i cili kërkohet edhe nga Arsenali, do t’i kushtojë Atletico Madridit 40 milionë euro.

Artikulli paraprakMoura “divorc” me PSG
Artikulli tjetërDani Alves mund të largohet nga Juventus