Ambasadori kroat mbështet protestën për mbrojtjen e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë publik një takim që kanë zhvilluar me Ambasadorin kroat. “Kemi mbështetjen e ambasadorit për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar. Kjo është një qëndresë për kujtesën kombëtare, sikurse me shumë të drejtë e ka kuptuar edhe ai”, thuhet në njoftimin në rrjet të Aleancës.

Postimi i plotë

Pas takimit me ambasadorin kroat Zlatko Kramari, një njohës shumë i mirë i kulturës dhe i Ballkanit.

Si ambasadori i parë kroat në Kosovë e më pas ambasador në Maqedoninë e Veriut e tani në Shqipëri ai ka njohuri të thelluar të kulturës shqiptare.

Kemi mbështetjen e ambasadorit për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar. Kjo është një qëndresë për kujtesën kombëtare, sikurse me shumë të drejtë e ka kuptuar edhe ai.

Diskutuam për mënyrën sesi mund të na vihet në ndihmë nga Kroacia dhe jemi të lumtur që për secilin propozim, morëm miratimin e tij. Do të kemi zhvillime të mira në këtë drejtim që do t’i zbulojmë kur të vijë koha.

Artikulli paraprakPD: T’i hiqet mandati menjëherë Kryebashkiakut të Matit. Është i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndalohet nga dekriminalizimi
Artikulli tjetërReagon kreu i Degës së PD: Replikë e detyruar me të emëruarin e Rilindjes në Kukës!