A do ndihmonte mbyllja e Tik Tokut në kapitullimin e krimit kibernetik? Sociologët thonë…

Sipas këndvështrimit të sociologëve Tik Toku nuk është asgjë me shume vecse nje nder platformat ku zhvillohen krimet kibernetike, dhe mbyllja e këtij të fundit nuk është zgjidhja më e mirë. Sociologët gjithashtu sugjerojne cilësimin e ligjit mbi krimet kibernetike dhe informimin e fëmijëve nëpër shkolla.

“Ka shumë rrjete sociale të cilat mund të përdoren për përfitime kriminale. Mendoj se mbyllja e tik tokut nuk do e mbyllte kapitullin e krimit kibernetik. Sigurisht ky rrjet social e ka lehtësuar procesin por personi keqbërës do gjejë mënyra të tjera. Do ishte e këshillueshme për cilësim sa më i detajuar i ligjit për krimin kibernetik dhe seriozitet në marrjen e masave nëse ka kallzime për të tilla situata të ngjashme. Po ashtu edhe fëmijët nëpër shkolla kanë nevojë të informohen se si duhet të veprojnë nëse kërcënohen online por edhe masat ndëshkimore nëse kryejnë veprime joligjore”.- shprehet Marsi Simo, sociologe.

Artikulli paraprakBlinken, i pari Sekretar Shteti në Shqipëri të cilin “e pret” edhe një front antiamerikanë!
Artikulli tjetërNë kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici