Në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici

Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në maj të vitit 2021.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë.

Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Lici ishte në shënjestër të grupit të Bajrave për t’u ekzekutuar sipas dosjes Metamorfoza.

Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh.

Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.

Policia turke ka rënë në gjurmët e tij duke ndjekur një person të besuar të tij që udhëtoi nga Shqipëria për ta takuar.

Artikulli paraprakA do ndihmonte mbyllja e Tik Tokut në kapitullimin e krimit kibernetik? Sociologët thonë…
Artikulli tjetërSot Kuvend/ Nga interpelanca me Ramën, tek ligji për bastet, çfarë pritet të ndodhë në seancën plenare