E dhimbshme ku jemi katandisur!

Nga Ilir PECNIKAJ

Kishte që në shtator që po thosha se kjo qeveri kriminale po fsheh numerat qoftë të të prekurve nga covid-19, qoftë të atyre që kanë nderruar jetë.

Herë pas here ky kallzim i imi erdhi duke dalë në dritë. U vertetua se ishin 2 herë më shumë të vdekurit në spitalet covid, më pastaj 3 herë më shumë, (kjo nga ISTAT), dhe tani së fundmi nga MONITOR del se të vdekurit na qenkan 5 herë më shumë se deklaruarit nga MSHMS.

Po e njëjta gjë me numrin e tamponeve, ku incidenca, tampon pozitiv/tampon total nuk ra kurrë poshte 20% dhe shpesh herë arriti deri në 81%.

Këto vijnë sepse që në ditët e para, çdo gjë u kontrollua nga një grusht njerëzish. Një pjesë e të sëmurëve u stivos për muaj me radhë në dy spitalet taksidare të komanduar nga:
👉 “Bleta e Artë” në Sanatorium,
👉”Kokë kuqja” tek infektivi
👉Tamponet nga e privilegjuara e sistemeve dhe shkaterruesja e epidemiologjise në Shqipëri, një departament që bëri mish-mash që kur ajo është aty.

Dhe për të mos harruar “qershin mbi torte”
👉Seleksionatorin e të sëmurëve, mbi bazen e “embelsise së zerit” përmes 127…

Tani TAKSADARI i shqiptarëve ka filluar të shpërblej me rroga të majme, me VKM, të gjithe ato bluza që me verberin e tyre i sherbyen dhe po i shërbejnë faqeziut, duke e kthyer bluzen e tyre si faqja e atij që po i perdore. Të tjerët duke ju dhënë ofiqe politike deri dhe zv. minister, aq sa Ministrin e Shendetesise është bërë me 4 te tillë.
🤜 Një inxheniere..🤔🤔,
🤜 Një teolog, i cili të gjithë pasurinë e tij intelektuale e ka të konsumuar në ndihma karitasi,
🤜 Një psikiatre, ku arritja e saj më e madhe është dekorimi i bashkeshortit me medaljen “Bleta e Arte”, dhe se fundmi SHPËRBLIMI
🤜 Një infeksioniste që gjerë tani ka drejtuar sektorin e epidemiologjise në ISHP (jo me kot thash që ISHP është mish-mash), dhe që me besnikëri deri në verberi i sherbeu sulltanit në manipulimin e cdo të dhëne për covid-19.

Selman biri i nënës kë të qaj më parë…

Me duket se popullin shqiptarë, për qeverin qe ka.

Ju miq të mi ndoshta po prisnit qe të them ndonjë gjë mbi vaksinën…

Me mashtrues të tillë në qeveri, vetem atëherë kur të jenë vaksinuar të gjitha vendet e Afrikës do vijë rradha jonë… Këta e mbajnë të fshehur “planin” e vaksinimit, i cili i ngjan me shumë një lypsi “kapadai” me pantallonash të grisur nga mbrapa, e shkon rrugës duke sharë cdo kend që i del përpara, pa menduar një herë që e pasmja e tij është e gjitha për jashtë.

TI LUTEMI ZOTIT QË TË KEMI SA MË PAK DËME NE KËTO 3 MUAJ, SA TI SHPORRIM NJËHERË E PËRGJITHMONË KËTË SHPUR HAJDUTESH E KRIMINELËSH NGA DREJTIMI.

Artikulli paraprakMafiozët Rama dhe Veliaj! Tabaku publikon videon: Qeveria më e keqe në historinë e Shqipërisë është edhe më e korruptuara
Artikulli tjetërE shëmtuar dhe e pisët si vetë thonjtë e kryeministrit…