E shëmtuar dhe e pisët si vetë thonjtë e kryeministrit…

POSHTË DEMAGOGËT!

Rritja e pagave për arsmitarët, infermierët, mjekët e gjithë kategoritë e punonjësve është padyshim një hap i nevojshëm e i duhur nga qeveritë.

Dinjiteti ekonomik është i domozdoshëm për të jetuar!

Ajo që është e shëmtuar dhe e pisët si vetë thonjtë e kryeministrit është se kjo rritje është zbatuar dy herë në 8 vite pushtet;

në 1 mars të vitit 2017, rreth 4 muaj para zgjedhjeve

dhe 1 janar 2021 përsëri rreth 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Ajo që duket hapur është se Edi Ramës nuk i interesojnë punonjësit e keqpaguar, as shërbimet që i jepen këtij populli të sakatuara, as arsimi apo shëndetësia të lëna në mëshirë të fatit, por MBAJTJA E PUSHTETIT!

Arsimtarë, infermierë e mjekë të Shqipërisë, ju meritoni shumë më tepër se kjo rritje!

Ta gëzoni rritjen, por votoni që dinjitetin moral e ekonomik ta keni çdo ditë të jetës tuaj, jo vetëm para zgjedhjeve!

Ilir ALLKJA
mjek

1 54

2 49

Artikulli paraprakE dhimbshme ku jemi katandisur!
Artikulli tjetërErion Veliaj në biznesin e mafias italiane me 20% rryshfet. Kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar. Ne do të sjellim ndryshimin!