Vështirë se mund t’ja shpjegoj tim biri sot se çfarë kënaqësie e krenarie ishte, 30 vite më parë, të mbaje një gazetë RD

Dritan HAZNEDARI

Sot, veshtire se mund t’ja shpjegoj tim biri se çfare kenaqesie dhe krenarie ishte, 30 vite me pare, te mbaje nje gazete RD ne dore.
Mbase, as nuk duhet te mundohem t’ja shpjegoj, le ta kuptoj lirine e fjales dhe te shprehjes si diçka qe lind me njeriun dhe nese ndokush jua cenon, ta ndiejne si nje rrembim te nje te drejte native.

Pluralizmi u fitua por, perpara daljes se gazetes se RD-se situata ngjante me nje “pritje te embel”. Partia Demokratike ishte formuar por, “foshnja” i gezoi dhe i qetesoi te gjithe kur “qau” me ze te forte, dhe sa qarte ! Njerezit ne rruge flisnin veç per Ate , “beben” e çuditshme qe po i thoshte me ze te larte madje me shkrim dhe pa frike ato qe nje popull per dekada nuk guxonte as ti mendonte e jo me ti thoshte.

E prisnin, shtyheshin, e blinin dhe pastaj…Nuk e lexonin, nuk ishte thjesht lexim, ishte nje proces qe me teper ngjante me nje konveksion, perthithje plot pasion dhe deshire, i çdo titulli, artikulli, shkrimi e fjalie ne ato kater flete gazete. E me pas, te “ngarkuar” me kete energji te re, plot entuziazem e deshire gjithmone kishin diçka per ti thene ndokujt qe rasti i kryqezonte ne rruge, apo te tjere qe enkas mezi prisnin t’i takonin per te folur gjate e gjere per ate qe RD shkruante ne numrin e fundit.

Artikulli paraprakQeveria komuniste kineze po kontrollon rreptësisht të gjitha kërkimet e shkencëtarëve për origjinën e virusit
Artikulli tjetërFaqja epare