Turqia e Erdoganit midis krizës dhe protagonizmit ndërkombëtar

Sot Turqia regjistron një popullsi prej 82 milion banorësh; në vitin 2017 ka modifikuar nëpërmjet referendumit kushtetues formën e saj të qeverisjes nga republikë parlamentare në republikë presidenciale, duke u larguar kështu më tej nga aderimi i mundshëm i saj në Bashkimin Europian, për më tepër i bllokuar tashmë si nga disa shtete të Bashkimit Europian nëpërmjet vetos, ashtu edhe nga mosplotësueshmëria e parametrave hyrës të konsideruar themelorë nga Bashkimi Europian, për më tepër parametra që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës. Sot drejtimi i këtij shteti me potencialitete të jashtëzakonshme i është besuar Recep Tayyip Erdogan.

Themelues dhe udhëheqës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, politika e tij bazohet mbi konservatorizmin dhe mbi neo-otomanizmin, domethënë mbi aspiratën e Turqisë si fuqi rajonale referuese për shtetet e tjera në virtyt të së kaluarës të lavdishme të Perandorisë Osmane. Ky korrent i fundit politik shpesh mbështetet edhe mbi islamizmin, domethënë mbi besimin se islami duhet të udhëheqëë jetën sociale e private dhe, për këtë motiv, shumë besojnë se politika e Erdoganit është në kontrast me linjat drejtuese e themeluesit të Turqisë moderne Mustafa Kemal (i quajtur edhe Ataturk, babai i turqve) nga ku rrjedh ideologjia e kemalizmit, që i referohet shekullarizmit dhe reformizmit të shtetit.

Zgjedhjet e 2019 dhe kriza ekonomike

Pavarësisht se presidenca e Erdoganit ka pësuar një goditje të rëndë në zgjedhjet administrative të 2019 duke humbur kontrollin e 7 prej 12 qyteteve të mëdha të vendit, midis të cilëve Stambolli, Izmiri, Antalia dhe Ankaraja, qytetarët turq në tërësi e kanë rinovuar mbështetjen ndaj Presidentit me 57% të votave në total në favor të partië së tij. Por ky eveniment duket se hap një të çarë në mbështetjen nganjëherë të verbër të popullit turk ndaj Presidentit dhe motivet janë si të politikës së brendshme, ashtu edhe të politikës së jashtme, duke filluar nga kriza ekonomike. Lidhja midis krizës dhe pakënaqësisë popullore në rritje ndaj Presidentit është reale nga momenti që ky e ka bëtë ekonominë turke si kalin e tij të betejës.

Në fakt, në dy dekadat e fundit Turqia ka përjetuar një lloj mrekullie ekonomike, në të cilën PBB-së thuajse është katërfishuar (nga 238 në 851 miliard dollarë), falë edhe një zhvillimi të fortë industrial që i ka mundësuar miliona turqve të dalin nga varfëria. Ky rreth vicioz në vitet e fundit është ndërprerë për shkak të një fryrjeje të tepruar të shpenzimeve publike, edh për shkak të shumë kredive të lehtësuara qeveritare për biznese dhe familje, përveçse disa veprave publike realizimi i të ciilave nuk ka sjellë të ardhurat e shpresuara.

Shenjat e para të krizës janë shfaqur më 2018 me një rritje të PBB-së të ngecur më 2.6%, nën objektivat e rritjes të fiksuar nga qeveria me 3.8%, një shifër qesharake sidomos nëqoftëse krahasohet me 7.6% e 2017. Jo vetëm kaq, por edhe konsumet private kanë rënë në vitin e fundit dhe prodhimi për frymë ka rënë nën pragun e 10000 dollarëve; domethënë kanë mjaftuar vetëm pak ngecje ekonomike për të shkaktuar një largim të kapitaleve të huaja nga vendi të barabartë me 20 miliard dollarë vetëm në semestrin e dytë të 2018.

Edhe pse ekonomia turke nuk mund të quhet e sëmurë, ku sezoni negativ ka krijuar një mëri të fortë ndaj qeverisë së Ankarasë, që ka shënuar kështu zgjedhjet administrative e këtij viti: faktikisht, duke analizuar rezultatet në prizmin gjeopolitik del një e dhënë interesante, domethënë që ndërsa në qytetet e mëdha ku ekonomia çon përpara aktivitetet dhe anasjelltas (i vetëm, Stambolli prodhon 31% të PBB-së kombëtare) votuesit e kanë dënuar punën e Erdoganit, në pjesën tjetër të vendit ku politika është ndjerë nga qytetarët në mënyrë më fideistike, Presidenti e ka ruajtur avantazhin e tij.

Rrënjët e Turqisë moderne

Një tjetër temë e rëndësishme në Turqi është ajo e pakicave etnike të pranishme në vend. Anadolli është një rajon gjeografik i karakterizuar nga pozicioni i tij midis dy kontinenteve dhe prandaj ka qenë gjithmonë historikisht një pike grumbullimi për shumë popullsi të ardhura si nga Perëndimi, ashtu edhe nga Lindja, të cilat me kalimin e kohës janë shtresëzuar midis tyre dhe i kanë dhënë jetë një amalgame kulturash të ndryshme; mjafton të mendosh se popullsia turke ka afërsi të përbashkëta me popullsinë ujgure që jeton në rajonin autonom të Ksiniangut në Kinë. Ky karakter multikulturaliteti luftohet megjithatë në fillimet e ‘900, në 20 vjeçarin që sanksionoi më pas shpalljen e Republikës së Turqisë nga ana e Mustafa Kemal Ataturkut.

I lindur në fazën e fundit e Perandorisë Osmane, qysh në rini Ataturku e kuptoi se Perandoria ishte tashmë në fund dhe se për të fituar prestigj ndërkombëtar dhe shmangur ndarjen e territoreve të saj, Turqia duhej të modernizohej dhe të centralizonte autoritetin e saj, edhe në kurriz të komuniteteve të huaja. Në vitin 1915 Turqit e Rinj, lëvizje nacionaliste turke në të cilën bënte pjesë Ataturku, vranë rreth 1 milion e gjysmë armenë nga frika se mos këta bëheshin aleatë me rusët në funksion antiturk dhe, gjithmonë në atë periudhë, i njëjti fat u takoi qindramijëra grekëve që banonin në zonën e Pontos, bregdeti verior i Anadollit në Detin e Zi, duke i dhënë kështu jetë bashkë me banorët e tjerë me origjinë greke eksodit të madh drejt Greqisë që zgjati deri më 1923.

Çështja e kurdëve

Por në ditët e sotme Turqisë i duhet të përballet në politikën e brendshme me një tjetër pakicë etnike e pranishme në vend: kurdët. CIA World Factbook, botim vjetor i Central Intelligence Agency që përcjell të dhëna statistikore për vende nga e gjithë bota, vlerëson se aktualisht në Turqi jetojnë rreth 15 milion kurdë, që përfaqësojnë kështu etninë më të madhe joturke në vend. Në fakt, etnia turke ka origjinë të ndryshme nga ajo turke duke filluar nga gjuha, e lidhur me persishten, dhe nga një univers dokesh e zakonesh të ndryshme nga ajo e tyre.

Shkaqet e konfliktit  kurdo – turk zbresin gjithmonë në betejat  për pavarësinë e Turqisë që do të luftonin bashkë kundër fuqive europiane pas Luftës së Parë Botërore; me fitimin e luftës, Turqia deshi që të nisë traktativa të reja për të imponuar kushte të favorshme si fituese e konfliktit, traktativa që përfunduan me nënshkrimin e Traktatit të Lozanës më 1923. Ndryshe nga Traktati i Sèvresit, që i firmosur 3 vite më parë nga Sulltani parashikonte ndarjen e Anadollit në zona influence europiane, ndërkombëtarizimin e Ngushticës së Dardaneleve e të Bosforit dhe sidomos cedimin e territoreve të gjera në favor të Armenisë dhe të një Kurdistani të ardhshëm, Ataturku i dalë si fitimtar dhe President i republikës së re turke arriti që ta mbajë në duart e tij Anadollin dhe t’i privojë armenët e kurdët jo vetëm nga pretendimet territoriale, por edhe nga njohja etnike. Qysh atëhere, kurdët janë quajtur  gjithmonë “turqit e maleve” dhe pavarësisht se përqëndrohen fuqimisht në juglindje të Turqisë, në kufijtë me Sirinë dhe me Irakun, këto pretendime territoriale realisht nuk janë shuar  asnjëherë, përkundrazi. Linja e hekurt  që Turqia ka mbajtur në vite nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka ashpërsuar konfliktin.

Aktori më i madh politik që ka përfaqësuar instancat e kurdëve ka qenë Partia e Punëtorëve e Kurdistanit (PKK), organizatë paraushtarake e themeluar më 1978 nga Abdullah Oçalani dhe që në fillim ishte me frymëzim marksist – leninist, por aktualisht është e damkosur si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian prej metodave të saj të luftës, shpesh të dhunshme. Sot kurdët janë etnia më e madhe në numër në botë pa një shtet të tyrin, që të paktën në projektet fillestare duhej të përfshinte rajonin juglindor në Turqi, provincën Rojava në Siri, rajonin autonom e Kurdistanit iraken dhe 4 rajone iraniane me shumicë kurde. Nga këta të katërt, vetëm Kurdistani iraken është një entitet qeveritar që gëzon një autonomi të caktuar nga Iraku, ndërsa në Siri Federata Demokratike e Rojavas është një entitet politik i pavarur që është krijuar de facto më 2012, në vijim të  luftës civile.

Lufta në Siri dhe ndërhyrja turke

Afirmimi i Rojavas në këto vite si entitet territorial i pavarur ka shkaktuar implikime të shumta në politikën e jashtme të Erdoganit, fillimisht prej afërsisë midis palëve dhe më pas prej ndërhyrjes turke në luftë. Për ta kuptuar plotësisht arsyen e ndërhyrjes së Ankarasë në luftën në Siri parasëgjithash duhet mbajtur parasysh kompleksiteti i situatës, që i detyrohet në një shkallë të madhe copëzimit të palëve të përfshira, të mbështetura nga ana e tyre nga fuqi të ndryshme globale.

Lufta civile ka lindur në kontekstin e pranverave arabe të 2011, moment ku Presidenti Bashar Assad gëzonte një jopopullaritet të caktuar midis qytetarëve, të cilët me manifestimet në sheshe kërkonin dorëheqjen e tij; manifestimet e para u zbehën nëpërmjet censurës. Ky qëndrim shkaktoi shpejt një eskalim që shkkaktoi tensione të rënda në të gjithë vendin dhe në përdorimin e ushtrisë në shumë qytete, por pikërisht kjo sjellje nuk bëri gjë tjetër veçse i shndërroi ato që qenë demonstrimë të thjeshta në situata guerriljeje urbane. Brenda pak kohë grupi i demonstruesve i dha jetë Syrian Liberation Army (SLA), domethënë Ushtrisë Çlirimtare Siriane, e përrforcuar sidomos falë dezertimit në masë të madhe nga ushtria qeveritare, por edhe falë aderimit të Vëllazërisë Mysslimane, më parë të ndaluar nga regjimi sirian.

Në debutimet e luftës së armatosur, Stambolli pret më 2011 opoziitrë të ndryshëm politike dhe disidentë të mërguar nga Siria për të krijuar Syrian National Council, Këshillin Kombëtar Sirian, dhe t’i japë seli të përhershme me qëllimin që t’i japë SLA-së një bashkëbisedues politik me shtetet e tjera; kjo përfaqëson ndërhyrjen e parë të Erdoganit në favor të rebelëve. Ndërkohë në Siri formohen fraksione të reja si al-Nusra, grup xhihadist i armatosur i besimit salafit, bëjnë një lufte paralele me SLA-në kundër forcave qeveritare, duke e kapur rastin për vendosjen e sharias dhe zbatimin e projekteve të tyre teokratike.

Nga kjo fazë e parë e luftës civile siriane del një përplasje në nivel fetar. Në fakt, Siria është në masën 71% të saj një vend me shumicë sunite, por që qysh nga 1963, vit i rënies së Republikës së Bashkuar Arabe dhe të marrjes së pushtetit nga Hafiz Assadi, babai i Basharit, alavitët që janë formalisht një pakicë shiite në Siri zotërojnë nivelet më të larta të shtetit. Me paraqitjen e këtyre premisave, forcat qeveritare të Assadit gëzojnë mbështetjen e gjysmëhënës shiite, rajon që përfshin Iranin, Iraku dhe Libanin, plus mbështetjen e Rusisë dhe miratimin e shteteve të Venezuela, Kina dhe Koreja e Veriut. Kurse rebelët, nën emrin e SLA-së, gëzojnë mbështetjen e Turqisë, shteteve të Gjirit dhe të vendeve si Shtetet e Bashkuara, Franca dhhe Izraeli (në funksion anti Iran dhe anti Hizballah).

Vetëm më 2012 hyn në konflikt një fraksion tjetër, ai i kurdëve, që pas një konsultimi në Erbil, kryeqendra e Kurdistanit iraken, formojnë Syrian Democratic Council (SDC) me qëllimin që të çlirojnë dhe mbrojnnë zonat e Kurdistanit sirian, territore që janë në kufi me Turqinë. SDC-ja me milicitë e tij, YPG-në dhe SDF-në, bëjnë një luftë kunndër qeverisë, por njëkohësish nuk u beson rebelëve për shkak të diisa komponentëve xhihadistë në brendësinë e tyre, si edhe prej aleancës me Turqinë. Brenda pak kohësh forcat kurde çlirojnë pjesën më të madhe e provincave të Kurdistanit sirian dhe konfirmohen në krahinat kufitare të Afrinit dhe Kobanes, por kjo e fundit në 2014 rrethohet nga ISIS-i, grup xhhihadist salafit që ka synime ekspansioniste në Siri e në Irak; në momentin e rrethimit rreth 300000 civilë në atë territor, duke ju frikësuar paprekshmërisë së tyre, drejtohen nga kufiri turk, por në fakt Erdogani ua mohon kalimin, duke ju frikësuar një kalimi kufiri nga ana e milicëve të YPG-së.

Falë ndërhyrjes së aviacionit amerikan situata rivendoset dhe kurdët, kësaj radhe të shoqëruar edhe nga kontigjente të pakta të SLA-së, rimarrin Kobanen dhe përzënë xhihadistët nga ana veriore e guvernatoriatit të Raqqasë, duke i ribashkuar thuajse totalisht teritoret që nga Kobane shkojnë deri në Kurdistanin iraken. Politika e Erdoganit, që qysh nga fillimi i luftës ishte i kufizuar në mbështetjen ekonomike dhe ushtarake ndaj SLA-së në funksion antiqeveritar, ndryshoi në momentin ku SDC-ja, SDF-ja dhe YPG-ja morën në konsideratë një ofensivë ndaj qytetit të Alepit; nga ky moment përplasja midis dy palëve bëhet frontale, Turqia vendos një limit përtej të cilit kurdët nuk duhet të kalojnë dhe bombardojnë territoret e kapura javët e fundit, pavarësisht ftesës së Shteteve të Bashkuara për të pushuar zjarrin.

Preokupimi i Erdoganit për rrethimin kurd në kufi rritet me testimin e YPG-së si forcë e parë në veriun e vendit, që sa për ta papraprirë në dëbimin përfundimtar të ISIS-it nga porcioni i vetëm i territorit kufitar jo nën kontrollin e tyre, ai  midis zonave kurde të Afrinit dhe të Kobanes; kësaj radhe Turqia i jep një dorë të fortë SLA-së, pasi pikërisht dëshiron të garantojë që kurdët të mos krijojnë një rajon të tërë që nga ai më perëndimori i Afrinit të arrijë pandërprerë Kurdistanin iraken, aneksim që do të mund të ushqente synimet ekspansioniste e kurdëve dhe të rizgjojë projektin e lashtë e Kurdistanit të bashkuar.

Në fakt lufta e Erdoganit në Siri lëviz në dy drejtime të ndryshme: mbështetjen kundër forcave qeveritare të Assadit dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë për destabilizimin e kontrollit kurd në territoret kufitare. Demonstrimi i fundit i drejtpërdrejtë i kësaj tendence ka qenë Operacioni “Dega e Ullirit” i 2018, i avancuar ekskluzivisht nga ushtria turke për të luftuar praninë kurde në rajonin e Afrinit. Në harkun e 3 muajve ushtria e Erdoganit arrin që ta mbyllë plotësisht Afrinin deri në rrethimin e vetë qytetit, gjithçka me miratimin e heshtur të Rusisë, e cila ruante kontrollin ajror e rajonit, dhe të Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht se kanë humbur kontrollin e territorit të Afrinit, kurdët disponojnë ¼ e territorit sirian dhe kontrollin e fortë e zonave strategjike si qyteti Raqqa dhe Diga Tabqa tentojnë që të fillojnë një proces paqeje me kushte me qeverinë Assad, por kjo e fundi refuzon spasi nuk e pranon lënien e një rajoni auutonom në duart e kurdëve. Në tetorin e 2018, teksa vazhdon luftën e saj personale kuundër kurdëve duke bombarduar Kobanen, Turqia pret në Stamboll një samit me krerët e qeverive të Francës, Gjermanisë e të Rusisë për të thirrur një proces paqeje të  drejtuar nga OKB-ja dhe të mbështetur nga Uashingtoni që parasëgjithash të sigurojë integritetin territorial sirian, si edhe duke kërkuar që ta izolojë CDS-në kurde nga çdo zgjidhje.

Kriza migratore dhe kthesat aktuale

Nga fillimi i luftës civile më 2011 shumë gjëra kanë ndryshuar në Siri dhe konflikti duket se po i afrohet fundit duke lënë pas vetes shifra katastrofike: sipas të dhënave të mbledhura nga UNHCR-ja, Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, lufta ka shkaktuar 6.6 milion refugjatë dhe, sipas Observatorit të të Drejtave të Njeriut në Siri, nga viti 2011 të vdekurit shkojnë nga 371000 në 570000.

Turqia e Erdoganit, që ishte imponuar në konflikt si fuqi rajonale, duket se po pëson tani një humbje të rëndë në shumë aspekte. Qeveria e Assadit është në prag të rifitimit të totalitetit të territorit sirian dhhe problemi mund të zgjasë një muaj duke parë se rebelët, të gjymtuar dhe që në shumicë u përkasin grupeve militante salafite, janë të rrethuar në qytetin dhe në rrethinat e Idlibit ku për më tepër, me çimpenjimin amerikan e Presidentit Trump, bashkëbiseduesit e vetëm aktivë janë Irani dhe Rusia, të rreshtuara të dyja nga ana e Assadit.

Në largësinë e një viti nga marrëveshja e Soçit e lidhur midis Putinin dhe Erdoganin për krijimin e një zone kushinetë 15 kilometra të thellë të patrulluar nga ushtritë respektive, dara e forcave qeveritare duket se po shtrëngohet përreth forcave rebele dhe të ushtarakëve turq; marrëveshja duket se po humbet peshë për Moskën, pasi konsideron se Turqia po u kalon artileri të rëndë fraksioneve të al-Nusras, grup i lidhur terrorizmin salafit, të cilin tani Turqia duket se dëshiron ta braktisë.

Por deeskalimi i Idlibit nuk është pika e vetme vendimtare për Turqinë dhe rrugëdalja e mirë nga një luftë  që në thelb e ka humbur: mbetet çështja Rojava. Nën presionet e Turqisë, që siç nënvizon Erdogan e konsideron “tharjen e moçalit të terrorit në Sirinë veriore” një prioritet, Shtetet e Bashkuara kanë lejuar krijimin e një zone sigurie tjetër 40 kilometra të thellë që në versionet e ndryshme do të shërbejë për Uashingtonin që të krijojë një korridor humanitar për riiatdhesimin dhe për Ankaranë që të mbrohet nga kalimet eventuale kufitare të YPG-së. Ndërkohë, kurdët e SDF-së i përmbahen marrëveshjes së lidhur nga aleatët e tyre amerikanë dhe po i lënë vendqëndrimet e tyre kufitare të bindur se kjo marrëveshje do të garantojë mosluftimet, ndërsa në të njëjtën kohë Erdogani premton se ushtarakët e tij do të arrijnë në territoret kurde në lindje të Eufratit, drejt Kobanes dhe Manxhibit. Në këtë lojë force, Turqia duket se është e vënë midis dy zjarresh, atij rus dhe atij jamerikan. Erdogani po kërkon që të fitojë kohë me Moskën dhe të zvogëlojë faktin që impenimi i tij në Siri nuk ka dhënë rezultatet e shpresuara dhe, në pritje të samitit të Ankarasë të 17 shtatorit me Rusinë dhe Iranin, po blen armë ruse pavarësisht ankesave të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s, organizatë tek e cila po bën pjesë gjithnjë e më pak.

Në frontin e brendshëm, kriza e emigrantëve ndjehet, duket qenë se deri më  tani Turqia ka qenë vendi që ka pritur më shumë refugjatë, rreth 3.6 milion nga fillimi i konfliktit. Kjo barrë është marrë nga Ankaraja edhe me subvencionimin e Europës, që për të shmangur një krizë migratore të madhe, në marsin e 2016 ka alokuar rreth 6 miliard euro. Pakti i financimit përfundon në 2020 dhe Erdogani kërkon fonde të reja në pritje të deeskalimit të Idlibit, situatë që në rast se nuk menaxhohet mirë mund të çojë në një tjetër fluks të fuqishëm migrator. Tonet e përdorura nga Erdogani janë të fortë dhe nga Turqia kërcënon se është i gatshëm të hapë rrugëkalimet europiane refugjatëve në rast se nuk do të arrinte të siguronte zona sigurie shpejt. Presioni i refugjatëve ndjehet sidomos në qytetet e mëdha turke, për shembull në Stamboll janë akomoduar ligjërisht rreth 547000 sirianë dhe mospëlqimi i turqve ndaj politikës mikpritëse të Erdoganit fillon të rritet në mënyrë eksponenciale edhe pse nga 3.6 milion të ardhur, në marsin e 2018 vetëm 6% jetonte ne 21 qendrat e mikpritjes.

(nga European Affairs)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakShpëtimi i shqiptarëve – shkatërrimi i dyshes Rama-Thaçi
Artikulli tjetërMidis dy zjarresh