Të rinjtë më të spikatur në Europë

Observatori i Futbollit Europian, CIES, ka hartuar një renditje me futbollistët e rinj me më shumë eksperiencë në kampionatet europiane, lojtarë të cilët zbresin rregullisht në fushën e lojës pavarësisht moshës së tyre shumë të re. Në raportin e fundit, janë përpiluar katër lista, me nga 20 lojtarët më të spikatur të datëlindjeve 1996, 1997, 1998 dhe 1999.
Ky raport ka marrë për bazë numrin e ndeshjeve të luajtura nga këta futbollistë në 31 kampionatet më të mira të renditjes së UEFA-s (ku sigurisht nuk përfshihet Shqipëria). Sipas kësaj metodologjie, Dele Ali kryeson renditjen e futbollistëve të datëlindjes 1996, Renato Sançez dhe Ruben Neves atë të datëlindjes 1997, Kristian Pulisiç datëlindjen 1998 dhe Xhanluixhi Donaruma atë të datëlindjes 1999.

Artikulli paraprakShorti i KED, Prokuroria dhe KLD kundër pretendimeve të Xhafës
Artikulli tjetërKazakistan, pa marrëveshje në bisedimet për Sirinë