Kazakistan, pa marrëveshje në bisedimet për Sirinë

Negociatat për paqe në Siri kanë dështuar të arrijnë ndonjë kthesë, por ndërmjetësuesit Rusia, Irani dhe Turqia, thonë se do të angazhohet për mbajtjen e armëpushimit të vështirë.
Bisedimet e djeshme janë bërë në kuadër të raundit të dytë të takimit në Astana të Kazakistanit, për kapërcimin e dallimeve të mëdha ndërmjet palëve që po luftojnë kundër njëra-tjetrës, para raundit të ri të bisedimeve të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, në Gjenevë të Zvicrës më 23 shkurt.
Delegacioni i qeverisë së Sirisë dhe ai i kryengritësve, përsëri kanë refuzuar të takohen ballë për ballë dhe nuk është paraqitur deklaratë e përbashkët pas takimit final 40 minutësh ku ishin përfshirë të gjitha palët.
Aleatët sirianë, Rusia, Irani dhe Turqia, e cila i mbështet kryengritësit, janë pajtuar për ta krijuar një grup të përbashkët monitorues në përpjekje të zbatimit të marrëveshjes së ndjeshme për armëpushim gjashtëjavor.

Artikulli paraprakTë rinjtë më të spikatur në Europë
Artikulli tjetërMediu: Në protestë për të garantuar zgjedhje të lira