Talebanët, strategjia për ofensivën pranverore

Forcat talebane në Afganistan po planifikojnë të zgjerojnë kontrollin e tyre nëpër provinca, në të cilat tashmë kanë prezencë të shtuar të armatosur, gjatë ofensivës pranverore, ka thënë një zëdhënës i këtij grupi për agjencinë e lajmeve “DPA”.
Zabihullah Mujahid, ka thënë se militantët do të zgjerojnë territorin e tyre gjatë ofensivave në provincat Helmand dhe Oruzgan në jug, Farah dhe Faryab në perëndim dhe në provinca lindore Sar-e Pul dhe Kunduz.
Zyrtarët e ushtrisë amerikane kanë thënë se qeveria në Kabul, që mbështetet nga Perëndimi, kontollon më pak se 60 për qind të vendit.
Mujahid tha se talebanët do të fokusohen që të marrin nën kontroll kryeqytetet e provincave.

Artikulli paraprakRindizet konflikti i Gjibraltarit
Artikulli tjetërTusk: Të zgjidhet menjëherë kriza në Maqedoni