Sporti pa shtet dhe shteti pa sport

Nga Artan Pogoni

Sporti pa shtet – Sporti ne Shqiperi ka vite qe eshte lene jetim. Prezenca e shtetit ne sport eshte inegzistente dhe kjo u pa qarte edhe ne te ashtuquajturen Asamble te Pergjithshme zgjedhore ne Federaten e Peshengritjes. Asnje perfaqesues i MASR nuk merr pjese ne Asamblene zgjedhore te kesaj Federate?!

Dhe a e dini pse?? Aresyeja eshte skandaloze.Tashme te gjithe e dine qe banda e dopingut qe kishte perfshire kete Federate ne vitet e kaluara kerkon me cdo kusht te kthehet ne drejtim. Kane arritur deri atje ku pas kercenimeve te hapura te ketyre banditeve te terheqin nga gara ish Presidnetin, Z. Masllavica duke e kercenuar ate dhe ortaket e tij deri me mbyllje te bizneseve te tyre.

Ka dhe me keq akoma, nuk duan te lejojne te zgjidhet per here te pare ne historine e sportit Shqiptar nje femer si Presidente e cila ne te drejten qe i jep ligji per te kandiduar si dhe duke vene pasionin dhe deshiren e saj per te dhene kontribut ne kete lloj sporti u perball me dhunen verbale dhe per pak deri ne dhune fizike ndaj saj ne diten e Asamblese. Kjo dhune e hapur behet me qellim elektoral nga Kryetari i Bashkise Erion Veliaj.
Ish Presidenti Elez Gjoza, i cili ne kohen kur drejtonte kete Federate ka patur nje bashkepunim te ngushte me Erion Veline, kerkon te rikthehet ne drejtim te kesaj Federate natyrisht duke i premtuar vota Kryetarit te Bashkise. Te gjithe i mbajme mend skandalet e dopingut qe perfshine kete sport, nje nga me elitaret ne vend deri ne ate kohe, ku Shqiperia dhe disa sportiste te saj u perjashtuan nga cdo aktivitet nderkombetar dhe me nje gjobe te majme financiare ne kohen kur drejtonte Gjoza ne bashkepunim me Yllin, Shabanin & Co.

Keto pra jane metodat qe shteti zgjedh te jete prezent si ne fusha te tjera tashme te bera publike por keshtu edhe ne sport, kercenimet dhe shantazhet ndaj njerezve te ndershem, te trainereve, drejtuesve dhe sportisteve te shtanges te cilet mire apo keq kane disa vite qe jane perpjekur ta permiresojne imazhin e ketij lloj sporti te bere cope nga ish banda e dopingut.

Pyetjet qe ngrihen:
– Ku ishin perfaqesuesit e Ministrise se Arsimit dhe Sportit ne kohen kur zhvilloheshin skenat e dhunes ne kete Federate?
– Kush dhe si do ti certifikoje keto shkelje te hapura statutore dhe ligjore qe kane ndodhur ne Federaten e Peshengritjes?
– A do te kete nje prononcim nga perfaqesuesit e kesaj Ministrie pergjegjese per sportin mbi ngjarjet e ndodhura?
Shteti pa sport – E pra vazhdojme te mbetemi i vetmi shtet ne rajon dhe me gjere qe pervec futbollit (qe po prêt ca “letra” nga shteti) nuk zhvillojme asnje lloj disipline tjeter sportive.

Askush, nga paaftesia apo nga keqdashesia nuk kuptohet, nuk e vret mendjen ne Ministrine e Arsimit dhe Sportit se perse ky komiteti i eksperteve ne Shqiperi nuk lejon te zhvillohen lojrat me dore si volejbolli, basketbolli, tenisi etj. Mos valle keta tanet kane bere studime te mirefillta shkencore dhe ja kane kaluar edhe vendeve ku e ku me te zhvilluara se ne dhe kane dale ne perfunimin qe keto sporte perhapin Covidin?
Por ka edhe me shume, paradokse alla Rilindje. Ministria e Shendetesise ndalon zhvillimin e ketyre sporteve ne salla te mbyllura, nderkohe Krytari i Bashkise per qellim elektoral zhvillon dhe merr pjese edhe vete, ne nje aktivitet basketbolli ne salla te mbyllura ku marin pjese dhjetra femije??!!! A nuk duhet gjobitur edhe ky per mos zbatim te ligjit??

Zakonisht per cdo ndryshim, nisme apo dicka te re, ne Shqiptaret jemi mesuar tashme te marim si shembull nje vend me te perparuar se ne, po se ku dreqin e kane pare apo mesuar qe keto sporte jane te rrezikshme vetem keta ndihmesit e Rilindjes e dine. Drejtuesit ketyre Federatave jane mjaftuar me ca deklarata te vakta neper rrjetet sociale apo tv dhe ne pergjithesi nuk ndjehen fare. Per te ardhur keq qe mijera femije, te rinj pasionante te sportit nuk gjejne mbeshtetje, ndihen te braktisur dhe te neperkembur nga strukturat shteterore te cilat deri tani u kane thene troc – Lereni Sportin.

Por “alla Rilindja” ne sport vazhdon te mos jete prezente fare edhe ne konfliktin prej mese nje viti e gjysem ne Komitetin Olimpik midis sekretariatit dhe Komitetit Drejtues nga njera ane dhe Presidentit nga ana tjeter. Asnje prononcim apo nderhyrje nga ana e Ministrise pergjegjese per sportin per zgjidhjen e ketij konflikti i cili ka degjeneruar edhe te ashtuquajturen “Kupolen e Sportit Shqiptar” duke e cuar konfliktin deri ne nivele banale.

Me Ramen dhe me kete qeveri deri tani jemi ne fund te diagramave matese ne cdo fushe te jetes duke u krahsuar se paku me vendet e rajonit por ne sport ju siguroj qe jemi akoma edhe me keq. Ka gati 8 vjet qe kjo qeveri na ka sjell vetem rritje te taksave, rrembim-pervetesim-korrupsion me terrenet sportive kudo ku kane lene shenje dhe nepermjet demagogjise mjerane perpiqen tu mbushin mendjen njerezve me pallavrat e investimeve ne infrastrukture ku me kosto disa here me te larta kane vjedhur e kane perlare parate e sportit dhe te sportisteve.

Shpresa per nje shtet prezent ne sport dhe per nje shtet i cili ndihmon dhe zhvillon sportin ne dobi te mireqenies dhe shendetit fizik te qytetareve mbetet vetem largimi i metodave alla rilindje te cilave tashme i ka dale boja.

Artikulli paraprakIshte i implikuar Taulant Balla, Gjykata mbyll dosjen e 3.4 milion eurove në ”Toyota Yaris”
Artikulli tjetërKush është shqiptari që humbi jetën nga Covid-19 në Itali