Ishte i implikuar Taulant Balla, Gjykata mbyll dosjen e 3.4 milion eurove në ”Toyota Yaris”

Gjykata e Tiranës ka vendosur të mbyllë dosjen ‘Toyota Yaris’ ku u futën 3.4 milionë euro  para të pista në Shqipëri nga porti i Durrësit, ku ishte i akuzuar për implikim Sekretari i PS, Taulant Balla.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha paralajmëroi mbërritjen e miliona eurove të fshehura në disa makina Toyota Yaris, aktivitet që ishin të lidhura me Ballën e PS-së.

Hetimi ishte ndjekur nga policia gjermane, ndërsa në Shqipëri u gjetën milionat e eurove të fshehura në makinat e mbërritura në Durrës.

Si në çdo dosje ku përfshihen drejtuesit e PS-së, policia edhe këtë herë nuk zhgënjeu pasi ishte e para që e sfumoi krejt hetimin, duke ndaluar persona që nuk kishin lidhje fare me atë çështje.

E tani është radha e prokurorisë dhe gjykatës që të mbyllin dosjen ku sipas kreut të opozitës, Lulzim Basha, me milionat e eurove të mbërritura në Shqipëri, ishte i lidhur Taulant Balla. Por dosja e ‘Toyota Yaris’ është sfumuar në gjykim vetëm për mosdeklarim të hollash dhe “armëmbajtje pa leje” për Agim Çeka dhe Ervis Vladin.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë çështjen për të dyshuarit Alfred Vladi Edi Lika, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri është pushuar akuza.

Sigurisht që Taulant Balla nuk u hetuar as nga policia dhe as nga prokuroria për lidhjet e tij me këto miliona euro, por duket se përfshirja e tij në këtë çështje ka bërë që gjykata të marrë vendimin e mbylljes së dosjes. /Syri.al

Artikulli paraprakPipero tregon pse vetëvriten pacientët me Covid-19 në spitale: Një mjeke më tregonte se kishte dëshirë të fluturonte…
Artikulli tjetërSporti pa shtet dhe shteti pa sport