PD, Jupi: Rama dhe qeveria e tij të korruptuar. Duan të kontrollojnë SPAK-un

E ftuar në Report TV, anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi, u shpreh se “problemi është Edi Rama dhe qeveria e tij që megjithë korrupsionin që e ka grryer po “shtrin duart” për të kontrolluar SPAK -un”.

“Reforma në Drejtësi është e kërcënuar dhe po ka një gjë të drejtë që po bën Partia Demokratike janë pikërisht propozimet e depozituara në Kuvendin e Shqipërisë për të mbështetur SPAK-un me mjete financiare, me mjete logjistike dhe burime njerëzore, me qëllim që të energjizohet puna e SPAK-ut, të rritet ritmi i punës duke ruajtuar cilësinë e standartin dhe duke i shërbyer shtetit të së drejtës.” – tha më tej Jupi.

“Sot kemi një kryeministër dhe qeveri të korruptuar që ka më shumë ministra e drejtorë më dyert e SPAK-ut se sa në zyrat në shërbim të qytetarëve.
Sot duhet të flasim për një kryeministër që duhet minimalisht të japë dorheqjen sepse duhet të mbajë përgjegjësi për njerëzit dhe bashkpunëtorët që zgjedh.” – përfundoi ajo.

Artikulli paraprak“Na akuzojnë se Kadri Hazbiut i kemi prerë gjuhën të mos flasë”- Enver Hoxha: Ishte ministër i Brendshëm, por u bë tradhtar i fëlliqur! Të pathënat e gjyqit famëkeq të shtatorit 1983
Artikulli tjetërKarabina: Ka hije të marrëveshjeve okulte mes një pjese të opozitës dhe PS-së, duhet të jemi të vërtetë me qytetarët