Kush është shqiptari që humbi jetën nga Covid-19 në Itali

Një punëtor shqiptar me origjinë në Shkodra, Rraci Zefan ka ndërruar jetë prej COVID-19 në një spital në Novara.

42-vjeçari ishte shtruar në spital pas infektimit me COVID-19 teksa banonte në Romentino ku dhe e thërrisnin ndryshe “Giussepe”.

Familjarët rrëfejnë se spitali u kishte dhënë shpresa për shërim të shpejtë dhe madje vdekjen nuk e kishte parashikuar askush.

“Spitali dukej se mund të favorizonte një ecuri pozitive të sëmundjes”, thonë anëtarët e familjes.

“Kushtet ishin të palëvizshme duke na dhënë shpresë për një shërim të shpejtë. Vdekja ishte një epilog që askush nuk e kishte parashikuar. Një tragjedi e papritur dhe aspak e dukshme duke marrë parasysh kushtet e shkëlqyera shëndetësore të Giuseppe“, rrëfejnë ata.

Artikulli paraprakSporti pa shtet dhe shteti pa sport
Artikulli tjetërPërse një mbyllje e dytë do të ishte shkatërrimtare për Shqipërinë