“Në dy orë ditirambe për luftë imagjinare ndaj korrupsionit, Edi Rama nuk përmendi asnjë prej bashkëpunëtorëve të tij”/ Basha: Propozimet e PD për Vetingun, heqjen e imunutetit dhe amendamentet për SPAK-unë, tregues të vullnetit politik

Të dashur bashkëqytetarë, dy orët që sapo u përmbyllën shënojnë fjalimin më të gjatë të një drejtuesi të vendit që në kohët e diktaturës. Dy orë për të justifikuar gjendjen e qeverisjes. Dy orë për t’i mbushur mendjen shqiptarëve, se pas 11 vite qeverisje ekonomia e tyre, kostoja e jetesës, shanset për punësim të rinisë, rrogat e ulëta, gjendja e mjerueshme e shëndetësisë së premtuar falas dhe përgjysmimi i vendit në këto 11 vite, nuk janë përgjegjësi as e Edi Ramës, as qeverisë së tij. Dy orë për t’i mbushur mendjen vetes dhe atyre që e rrethonin se rradha e gjatë e bashkëpunëtorëve që ndodhen sot në qelitë e SPAK-ut, në kërkim ndërkombëtar për korrupsion apo nën hetim për vjedhjet qindra milionë euroshe, nuk janë përgjegjësi as e kryeministrit, as e qeverisë. Fjalim i denjë për një mision ndërkombëtar si ato të OKB, që me helmeta blu dhe me administratë ndërkombëtare zbarkojnë për herë të parë në një vend të gërryer as nga lufta, as nga përplasja civile, por nga korrupsioni sipas raporteve të vet BE dhe SHBA, më i kudogjendur, më i përhapur, më galopant që Shqipëria dhe në fakt ballkani ka njohur.

E pra, për këtë Edi Rama nuk i njëh vetes së tij asnjë përgjegjësi, as politike dhe as ligjore. 2 orë fjalë pa fund, për të shpjeguar sikur të ishte dy orëshi i parë i qeverisjes së tij dhe jo fundi, muzgu i 3 mandateve se pse fajin për korrupsioni nuk e ka Edi Rama, nuk e ka qeveria, por e ka sistemi. Dhe për të premtuar sërish njësoj si para 12 vitesh, një sistem tjetër, një sistem i cili do të luftojë korrupsionin dhe do të mundësojë kaq e kaq të mira për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Por në fakt e vërteta është ndryshe, është e thjesht, është e dhimbshme dhe dihet mirë nga çdo shqiptarë. Dihet padiskutim nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që e ndjejnë nën lëkurën e tyre faturën e rënduar të korrupsionit qeveritar, kur bëhet fjalë për koston e jetës, ku bëhet fjalë për nivelin e pagave, bëhet fajël për nivelin e mjerueshëm të pensioneve, ku bëhet fjalë për mungesën totale të mbështetjes për fermerin, ku bëhet fjalë për rënien në kolaps të sistemit arsimor dhe atij arsimor, ku bëhet fjalë për mirëqenien e munguar të premtuar, por kurrë të realizuar, ku bëhet fjalë për vrasjen sistematike të shpresës që ka shtyrë gjysmën e Shqipërisë jashtë kufijve të saj në këto 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës dhe ministrave e kryebashkiakëve të tij.

Në veçanti dukej se ky 2 orësh i dhimbshëm për t’u dëgjuar, por domethënës në çdo fjalë të kotë ju rëmdon socialistëve. Në veçanti atyre që në veçanti prej votës për këtë qeveri dhe për këtë kryeministër, kanë parë që familjet e tyre të përgjysmohen. Fëmijët e tyre t’i drejtohen emigracionit dhe ëndrrat me të cilat ngritën fushatat e Partisë Socialiste, të shkrumbohen bashkë me milionat e shqiptarëve në inceneratorët e korrupsionit, në tenderat dhe PPP, me oligarkët dhe me bashkëpunimet me personat me rekorde kriminale, siç u mohuan në fillim, siç u zbuluan më pas dhe siç tani për fatin tonë të keq i njeh me emër dhe mbiemër çdo shqiptarë dhe e mbarë bota.

Në dy orë ditirambe për luftën imagjinare ndaj korrupsionit, Edi Rama dështoi të përmend emrat e disa bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Nga Sajmir Tahiri, tek Arben Ahmetaj, nga Vangjush Dako tek Erion Veliaj, e Lefter Koka me shokë, të cilët janë dhe zyrtarët më të lartë të ndjekur dhe të dënuar për korrupsion dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar, sot e tash e 10 vite në raport me çdo vend tjetër më botën Eiro-Atlantike. Asnjë vend tjetër, nuk ka parë, as mund të imagjinojnë qytetarët e këtij vendi që një kryeministri t’i kapet në flagrancë zëvendëskryeministri, ministri i brendshëm, kryebashkaiku i tij i preferuar, kryebashkiaku i kryeqytetit, dhjetëra ministra e zëvendësministra, sekretar të përgjithshëm, drejtorë të përgjithshëm, dhe ai vet për asnjë çast mos të pranojë përgjegjësinë që ka, përgjegjësinë politike që ka për këtë orgji korrupsioni e cila rëndon mbi shqiptarët e thjesht. Pra, në një përpjekje për të pastruar veten nga e papastrueshmja. Nga ajo që çdokush tashmë e di dhe e thotë: peshku qelbet nga koka. Është e pamundur që kjo të jetë qeveria më e korruptuar në këto 34 vite, por kryeministri të jetë dorëjashtë, të jetë i pastër, madje të jetë zemërdhembshur. Dhe të zotohet pas 12 vitesh sërish si para 12 vitesh se do të jetë ai që do të luftojë korrupsionin!

E vërteta është se korrupsioni po merr goditjet e para pikërisht për shkak të SPAK, këtij produkti të çmuar për çdo shqiptar që të gjithë e dimë që sot kundërshtarë kryesor në punën e tij, ka pikërisht ekzekutivin, partinë në pushtet. E cila ka ndaluar, sipas raportimeve zyrtare me urdhër çdo denoncim për korrupsionin. Ndërkohë që korrupsioni pranohet si problemi kryesor, Edi Rama shfajësohet duke thënë që denoncimi i tij nuk mund të jetë detyrë kryesore e shtetit. Nuk mund të jetë detyrë kryesore e tij apo e ministrave të tij. Sepse këta nuk paskan të drejtën të ndërynë në procedura për të luftuar korrupsionin. Në fakt e kundërta është e vërtetë, nuk ka detyrë më të rëndësishme për kryeministrin, për ministrat sesa të luftojnë korrupsionin. Nuk ka detyrë më të rëndësishme se të denoncojnë çdo aferë apo çdo dyshim për aferë në institucionet e ligjzbatimit. Kjo është A-ja e politikëbërjes në një shtet normal.

Por në qoftë se kjo do të ndodhte, nuk do të kishim me dhjetëra ministra të hetuar, të arrestuar, të dënuar me dhjetëra drejtorë të bashkisë së vendit, të hetuar, të arrestuar dhe afër dënimit. Fakti është, siç e thotë proverbi i lashtë shqiptar dhe jo vetëm që peshku qelbet nga koka. Dhe ndonëse aty ku drejtësia ka bërë punën e vet të lavdërueshmë, duke i nxjerrë petët lakrorit, duke bërë të pamundur dhe pas shumë e shumë përpjekjesh mbrojtjen e figurave të diskredituara si në rastin e Sajmir Tahirit. E lavdëroi si një yll në ngjitje, si bashkëpunëtori më i ngusht i kryeministrit kur u zbulua se ishte arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Si në rastin e Arben Ahmetajt aleatit më të ngusht personal të Edi Ramës jo thjesht zëvendëskryeministri i tij i cili ndodhet sot në arrati pikërisht sepse Edi Rama mori 2 javë bashkë me mazhorancën e tij për të pranuar heqjen e imunitetit. Në raste të tjera mbrojtja është akoma më flagrante. Shikoni Ilir Beqajn, pasi u zbulua në vjedhje galopante përmes sterilizimit, Check Ap-it, e shumë e shumë aferave të tjera korrupstive në sektorin e shëndetësisë, u gradua si koordinator për ndihmën e Bashkimit Europian, duke i dhënë jo vetëm mbështetje politike, por siç i thonë në gjuhën popullore “i vari ujkut mëlçinë në qafë”.

Shikoni Frida Krifcën, ministrja e bujqësisë do të thoja unike në historinë e vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, e cila u kap tashmë me abuzimin e jo vetëm taksave të shqiptarëve, vjedhjen jo vetëm të subvencioneve që duhej të shkonin tek fermerët, por të taksave të europianëve që në vend që të shkonin për fermerin shqiptar, u shndërruan në vila, në restorante luksoze për pushtetarët dhe miqtë e tyre. Politikë e gjithëfarësojshëm.

Shikoni Olta Xhaçkën, e cila në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese u mbrojt nga kryeministri në një akt të paprecedent, të barabartë me një krizë kushtetuese, ku parlamenti refuzon t’i bindet Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Këto janë të vërtetat, këtojanë faktet. Mund të flasësh 2 orë, mund të flasësh 12 orë, mund të pretendosh që ke ardhur sot në Shqipëri, ndërkohë që ke 11 vite që qeveris. Dhe në çdo vit, korrupsioni dhe niveli i tij janë rritur dhe sot kanë ardhur deri në grykën e këtij vendi duke përmbytur shpresat e qindra mijëra shqiptarëve që të votuan për ndryshim, por që panë që në vend të ndryshimit, vendi u llangos akoma më keq, qeverisja u bë akoma më e papërgjegjshme dhe pamundësitë ekonomike, vrasja e shpresës, larguan gjysmën e qytetarëve gjatë qeverisjes tënde. Këto janë faktet, të tjerat janë siç e thotë populli janë fukarallëk.

Artikulli paraprakAlibeaj i drejtohet Ramës: Hiq imunitetin, prano Vetingun, lëri llafet…
Artikulli tjetër“Një princ që na buzëqesh”