Rezart Kthupi: Rezoluta e Ramës rrezik që të fus shkopinj nën rrotat e SPAK

Kryeministri Edi Rama sfidoi opozitën sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS me ftesën ndaj opozitës për bashkëpunim për të çuar përpara reformën në drejtësi drejt Shqipërisë 2030.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Rezart Kthupi, theksoi se Rama duhet të pranojë se ka dështuar në vendosjen e drejtësisë pas 11 vitesh qeverisje.

‘Rama këtë rast është lojë solo. Po bën një operacion PR. Duke shkëputur veten nga pjesa tjetër e qeverisjes, si flamurtar i luftës ndaj korrupsionit. Është ai për bashkëpunimin kur shkel të drejtat kushtetuese. Ishte deklarimi i Ramës jashtë sferës së korrupsionit. Korrupsioni është kultivuar gjatë 10 viteve qeverisje. Njeriu që ka kontrollin më të madh në Shqipëri dhe del thotë duhet të mblidhemi të gjithë bashkë për të luftuar korrupsionin. Duhet të pranojë që ka dështuar ndaj luftës së korrupsionit’, theksoi Kthupi.

‘SPAK dhe drejtësia janë instrumenta pasi ka ndodhur korrupsioni. Sot është në nivel kapilar dhe në gjithë nivelet e qeverisjes. Lufta ndaj korrupsionit bëhet dhe brenda institucionit. Modeli i kryeministrit për të luftuar korrupsionin ka dështuar. Ka zv.kryeministrin në arrati. Nëse thoni që Ramën duhet ta shkëpusim nga sistemi, pse? Është arkitekti i këtij sistemi’, shtoi Kthupi.

Rezart Kthupi nënvizoi se kjo nisëm e Ramës vjen kur nuk ka mbetur askush për të shkuar në SPAK përveç tij, prandaj rezoluta mund të rrezikoj punën e Prokurorisë së Posaçme duke i vendosur shkopinj nën rrota.

‘Kjo rezolutë mund të bëhej dhe para një viti. Por sot jemi në kushtet ku ka mbetur vetëm një person pa shkuar në SPAK, Rama, të gjithë kanë shkuar. Në momentin që kryeministri cënohet në veten e parë, problemi kohor përkon me disa fakte, që bëjnë të mendosh që kryeministri kërkon një kauzë të re elektorale. Të gjitha këto gjëra të bën të mendosh që kryeministri nuk është i kënaqur me punën e SPAK. Rezoluta kërkon ti jap parlamentit një rol mbikqyrës, ndaj institucioneve të pavarura ligjzbatuese. Shoh rrezikun konkret që në një moment të caktuar kohor të futen disa shkopa nën rrotat e SPAK’, tha Kthupi.

Rezart Kthupi në ‘Repolitix’ komentoi rezolutën e Ramës për luftën anti-korrupsion ku kërkoi sot bashkëpunimin e opozitës në parlament. Sipas tij, rezoluta kërkon t’i jap parlamentit rol mbikqyrës ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë.

‘Ka një grup pune në parlament që kishte detyrë të bënte ndryshime në paketën e reformës në drejtësi. Amendamentet e tyre u kontestuan nga OPDAT dhe Euralius. Draftoi një amendament të ri në 2023 e cila mori një kontestim tjetër nga faktori ndërkombëtar. Kjo rezolutë mund të bëhej dhe para një viti. Por sot jemi në kushtet ku ka mbetur vetëm një person pa shkuar në SPAK, Rama, të gjithë kanë shkuar. Në momentin që kryeministri cënohet në veten e parë, problemi kohor përkon me disa fakte, që bëjnë të mendosh që kryeministri kërkon një kauzë të re elektorale. Të gjitha këto gjëra të bën të mendosh që kryeministri nuk është i kënaqur me punën e SPAK. Rezoluta kërkon ti jap parlamentit një rol mbikqyrës, ndaj institucioneve të pavarura ligjzbatuese. Shoh rrezikun konkret që në një moment të caktuar kohor të futen disa shkopa nën rrotat e SPAK’, tha Kthupi.

Artikulli paraprakVOA: Rama kërkon të ndërhyjë te drejtësia për të “luftuar” korrupsionin, Basha e quan retorikë boshe
Artikulli tjetërPerspektiva e munguar