Sondazhi i Gallup: Amerikanët më të kënaqur me ushtrinë, sigurinë dhe ekonominë

Përpara fjalimit të parë të presidentit Trump në Unionin Shtetëror, Gallup ka bërë një sondazh të amerikanëve për të matur kënaqësinë e tyre për cështje të ndryshme që nga ekonomia dhe siguria kombëtare, e deri tek mjedisi. Cudia më e madhe kishte të bënte me rezultatet për ekonominë, ku republikanët dhe të pavaruarit që anojnë më shumë djathtas, retultuan të ishin 57 më shumë të kënaqur gjatë viteve 2017 dhe 2018. Kënaqësia e demokratëve me ekonominë kishte rënë 14 përqind.

Në përgjithësi, sondazi zbuloi se amerikanët janë tani më të kënaqur me ushtrinë, ekonominë dhe sigurinë kombëtare, krahasuar me kohën e presidencës së Barack Obamës, por janë më pak të kënaqur me kujdesin shëndetësor, imazhin e Amerikës jashtë shtetit dhe me mjedisin. Gallup raportoi se tre fusha – ushtria, ekoonmia dhe siguria – kanë nivelinë më të lartë të miratimit ndër 22 cështjet e përfshira në sondazh.

Pranimi për njerëzit e komunitetit LGBT dhe statusi i grave në Shtetet e Bashkuara kishte gjithashtu nivel të lartë aprovimi, sipas sondazhit, por 58 përqind i personave të kënaqur për statusin e grave është përsëri i ulët krahasuar me atë të vitit 2008 kur flitej për normën e 72 përqind – hera ë fundit që është bërë një sondazh i tillë. Gallup vuri re se rënia e statusit të gruas mund të jetë rezultati i rasteve të ngacmimeve seksuale dge diskriminimit që kanë pushtuar titujt kryesorë nëpër media kohët e fundit.

Gallup zbuloi se amerikanët janë më pak të kënaqur me përpjekjet e shtetit për të trajtuar cështjen e varfërisë dhe të pastrehëve. Sonadazhi i “Gjendjes shpirtërore të shtetit” i zhvilluar më 2 dhe 7 janar, tregoi se kënaqësia me sigurinë kombëtare për sa i përket terrorizmit është rritur me 13 përqind. Fuqia ushtarake, së bashku me atë ekonomike ishin rritur gjithahtu me 12 përqind.

 

Raportimet e Gallup:

Ndoshta lidhet me ndryshimin e presidentit nga demokrat në republikan, por shumica e ndryshimeve në nivelin e kënaqësisë popullore reflektojnë cështjet që perceoptohen gjërësisht si pika të forta ose të dobëta të secilës parti. Amerikanët mendojnë tipikisht se republikanët janë më të zotë për të garantuar sigurinë kombëtare dhe mbrojtje më të mirë, ndërsa demokratët janë më të prirur drejt cështjeve mjedisore dhe ato të kujdesit shëndetësor.

Rritja e kënaqsisë me ekonominë kja gjasa të jetë e lidhur ngushtë me raportimet e përmirësimit të treguesve ekonomikë gjatë vitit të fundit, përfshirë këtu punësimin, rritjen e GDP-së, shpenzimeve konsumatore dhe tregut të aksioneve. Rënia e kënaqsisë me rolin e Shteteve të Bashkiara në cështjet ndërkombëtare mund të lidhet me vlerësimet e dobëta që amerikanët i kanë dhënë presidentit Trump për trajtimin e cështjeve të politikkës së jashtme. Po kështu, Gallup zbuloi edhe se republikanët në tërësi janë më të kënaqur me të gjitha cështjet e renditura në sondazh krahasuar me një vit më parë, ndërsa demokratët janë më kap të kënaqur, përsëri për shkak të ndryshimit të lidershipit në Shtëpinë e Bardhë.

Gulluop vuri re se rënia e madhe e kënaqësisë nga ana e demokratëve dhe rritja e paktë nga ana e erepublikanëve tregonte një rënie në tërësi të nivelit të kënaqësisë që amerikanët ndjejnë për cështjet e kujdesit shëndetësor, rolin e Shteteve të Bashkiara në botë dhe cështjet mjedisore.

“Këto ndryshime reflektojnë natyrisht edhe bindjet politike, por edhe mënyrën se si dy grupet e shohin shtetin,” raporton Gallup për implikimet e sondazhit. “Kënaqësia me ekonominë është shembulli kryesor. Ka shena të qarta që sugjerojnë se ekonmia është duke u përmirësuar, megjithatë, demokratët përsëri janë shprehur të pakënaqur me ekonominë, madje pretendojnë se ëhstë në rënie.”

Kho sugjeron se amerikanët janë përsëri të influencuar nga bindjet e tyre politike, edhe pse mund të luajnë rol të rëndësishëm edhe shqetësime të tjera si pabarazia e të ardhurave, vazhdon Gallup duke theksuar se republikanët janë mjaft të këaqur me ecurinë e presidencës së Donald Trump, ndërsa demokratët jo.

Sondazhi i Gallup bazohet në intervistat e bëra me telefon me një mostër të rastësishme pjesëmarrësish prej 1,024 të rriturish me moshë nga 18 vjec e sipër, me banim në 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara. Sondazhi ka një mardh gabimi me plus ose minus 4 përqind.

Artikulli paraprakNdahet nga jeta ish-deputeti i PD, Idriz Xhomara
Artikulli tjetërEuropa e shqetësuar për kapjen e drejtësisë nga Rama