Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD, Idriz Xhomara

Ish-deputeti i PD, Idriz Xhomara ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një sëmundje të rëndë. Lajmi i zi është publikuar nga deputetja Dhurata Çupi. Në një postim në Facebook, Çupi shkruan se, ikje e parakohshme ish-deputetit Idriz Xhomara është një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera.

Mesazhi i deputetes së PD

Një ikje e parakohshme, një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera.

Sot mora lajmin e hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-deputetit Idriz Xhomara, i cili lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e demokratizimin e Matit. Deputeti i përballjeve të drejtpërdrejta dhe i guximit Idriz Xhomara sot nuk është më mes nesh, pasi një sëmundje e papritur i mori jetën në moshën 68 vjecare.

Përcjell ngushëllimet e mia familjarëve, gruas dhe fëmijëve për këtë humbje. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar.

Me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës PD Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme por që na le detyren për t’i vijuar.

Ngushëllime.

U prehsh në paqe koleg i nderuar.

Artikulli paraprakSenati voton të bëjë publike memon sekrete të abuzimeve skandaloze të FBI në hetimin e Trump
Artikulli tjetërSondazhi i Gallup: Amerikanët më të kënaqur me ushtrinë, sigurinë dhe ekonominë