Si Rama gënjeu Shtetet e Bashkuara për hetimet e Dakos në shtator

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar sot përmes një deklarate të ambasadës amerikane ku i kujton Ramës shpalljen person të padëshiruar të Dakos. Jo më kot ka ardhur ky reagim i ambasadës amerikane.

Dy muaj më parë zyrtari i lartë i Departyamentit amerikan të Shtetit kërkoi drejtpërdrejt hetime për korrupsionin e Dakos, për të cilin u shpreh se SHBA ka prova.

Palmer shkoi edhe më tej kur paralajmëroi për një ndërhyrje direkte të Shteteve të Bashkuara në rast se rasti do të injorohej.

Ajo çfarë ndodhi ishte një farsë e vërtetë nga qeveria. Në fillim, pra në muajin gusht, Rama urdhëroi Prokurorinë, të cilën e ka nën kontroll të plotë të nisë gjoja hetimet.

Më pas Prokuroria doli me një deklaratë ku tha se pasi kishte nisur hetimet do të thërriste Dakon në Prokurori gjatë muajit Shtator.

Tani kur ka kaluar edhe muaji shtator dhe po shkojmë drejt fundit të muajit tetor, Prokuroria nuk e ka thërritur as formalisht Dakon për ta marrë në pyetje. Rama ka gënjyer me Prokurorinë, Shtetet e Bashkuara dhe opinionin publik.

Kjo duket ka qenë edhe arsyeja e reagimit amerikan sot. Shtetet e Bashkuara vetëm se kanë paralajmëruar në fakt Ramën në lidhje me atë që pritet të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një video në facebook, solli edhe një herë në vemendje faktin se u është ndaluar përgjithmonë hyrja në Amerikë, deputetit Tom Doshi, ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Po kështu edhe familjarëve të tyre. Por jo vetëm kaq! Ambasada paralajmëron se së shpejti do të dalin emrat e zyrtarëve të tjerë shqiptarë, të përfshirë në raste të mëdha korrupsioni që nuk do shkelin më në SHBA.

Lajmërimi i Ambasadës në faqen zyrtare
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara.

Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

Artikulli paraprakDetaji i ‘Spiegel’: Kryeministri i mafias së drogës vetëm emrin ka socialist
Artikulli tjetërBasha citon Merkel: Shqipëria nuk na bindi…, Macron: Shumica e BE kundër Shqipërisë